0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vlojnë dorëheqjet në BDI, pritet reagimi i Ali Ahmetit

Më të lexuarat

Për vetëm 24 orë tre zyrtarë të BDI-së, Shefik Duraku, Arben Labenishta dhe Hazbi Lika, dhanë dorëheqje, dy nga postet udhëheqëse në parti dhe një nga posti publik i zëvendës- ministrit të mbrojtjes.
 
I pakënaqur nga organizimi i BDI-së, e në veçanti nga funksionimi i degëve, Shefik Duraku, zëvendës- kryetari i degës së BDI-së në Haraçinë, sot i fundit nga të tretë dha dorëheqje nga funksionet partiake.
 
Ndërsa dje hapin e njëjtë e bëri edhe zëvendës- ministri i mbrojtjes, Arben Labenishti i cili dje hoqi dorë nga funksionet partiake dhe publike. Dorëheqje dha edhe sekretari organizativ i partisë, Hazbi Lika.
 
Sipas Ramadan Ramadanit, analist nga “Nisma institut” në pjesën e dorëheqjeve ato në pjesën më të madhe ishin të pritshme dhe normale gjatë gjithë problemeve të mëdha partiake në BDI që po zgjatin me vite.
 
“Por, momenti i përputhjes së dorëheqjeve si dorëheqje të para të funksionarëve të regjimit, regjim i cili mezi çdo ditë po mbahet ashtu i plotë, e vendos BDI-në në rol vendimmarrës në zgjidhjen e krizës politike në vend, nëse BDI din këtë të shfrytëzoj në aspektin politik”, deklaroi Ramadani për Agjencinë e lajmeve, “Meta”.
 
Për analistin Albert Musliu, kjo është risi e rrallë e mirë në ambientin tonë politik.
 
“Edhe në kongresin e tyre pashë kapacitet politik për diç të tillë. Vendimi i Labenishtit është për t’u përshëndetur sepse dha dorëheqje nga një post që është publik. Shpresoj që kjo të ngel princip sepse sjellja e këtillë është evropiane dhe është për t’u përshëndetur. Kjo është mundësi e mirë në të ardhmen të respektohet përgjegjësia shoqërore”, theksoi Musliu.
 
“Mes BDI dhe VMRO DPMNE nuk ka tabu tema”, ky është qëndrimi i ministrit të vetëqeverisjes lokale Lirim Shabani që e tha në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë, në pyetjen se si funksionon koalicioni i VMRO DPMNE dhe BDI duke pasur parasysh situatën aktuale politike.
 
“Edhe në një familje ndonjëherë ka mospajtime mes anëtarëve, kështu që edhe ne ndonjëherë kemi raste ku nuk pajtohemi, por është e rëndësishme se jemi të hapur për dialog, debatojmë tërë kohën dhe shpesh gjatë dialogut gjejmë zgjidhje për të gjithë problemeve, kështu që nuk ka tabu tema që nuk i hapim dhe diskutojmë bashkë”, thotë Shabani.
 
Përparësi për përgjigje dhe reagimi zëdhënësi i BDI, Artan Grubi i la liderit të partisë Ali Ahmeti i cili sot do të drejtohet para qytetarëve të Strugës.
 
Gruevski paralajmëroi reagim ndaj bisedës së ministres Gordana Jankulloska me Zoran Stavrskin ku ajo për të shprehet me fjalë ofenduese./Almakos
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit