1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vllasi: Lista Serbe po e dëmton veten

Më të lexuarat

Lista Serbe po mbush javën e tretë pa shkelur sallën e Kuvendit dhe në Qeveri, në shenjë kundërshtimi për shkarkimin e Alekaandar Jablanoviq, duke lënë në mjegull të ardhmen e saj brenda institucioneve të Kosovës.

I pandryshuar mbetet qëndrimi, ndonëse nga konsultat me Kryeministrin serb, përfaqësuesit e këtij subjekti thanë se pozicionin kundrejt koalicionit PDK-LDK do ta shfaqin pas takimit mes Isa Mustafës dhe Aleksandar Vucicit, në Bruksel, që ndodhi të martën e 10 shkurtit.

Vendimi i Kryeministrit Mustafa për shkarkimin e Jablanoviq nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete, u quajt nga serbët si keqpërdorim dhe dëshmi e jo stabilitetit politik në Kosovë, që nga zgjedhjet e parlamentare të qershorit.

Analisti Azem Vallsi vlerëson se largimi i Jablanoviq nuk është dashur të jetë arsyeja që Lista Serbe të ngrijë pjesëmarrjen e saj në institucionet e Kosovës.
Duke folur për Politiko.net, Vllasi thotë se veprimet e përfaqësuesve të subjektit më të madh pakicë në Kuvendin e Kosovës e dëmtojnë veç komunitetin e vet.

“Shkuarja e Jablanoviqit nga Qeveria nuk është dashur të jetë arsye për abstenimin e Listës Serbe nga Kuvendi dhe Qeveria. Jablanoviq bëri një gabim dhe nuk i la vend vetes në Qeveri. Por, veprimi i tillë i Listës Serbe bën të kuptohet se këta solidarizohen me të dhe nuk e kuptojnë gabimin e tij; të gjithë mendojnë si ai. Kjo është e keqja e tyre. Me veprim të tillë, e dëmtojnë vetën dhe komunitetin e vet. Ata me marrëveshje të koalicionit i kanë vendet e veta, pra edhe atë që e la zbrazët Jablanoviqi”, thekson Vllasi.

Nëse duhet që për rikthim në Parlament të konsultohen me Vuçiqin, dhe nga Serbia t’ia marrin pëlqimin, vazhdon Vllasi, atëherë Lista e ka kuptuar rolin e vet në institucionet e Kosovës.
“Del se këtu janë si përfaqësues të Serbisë, e jo të serbëve të Kosovës që ua kanë dhënë votat. Ndërsa, Parlamenti Kosovës nuk ka asnjë dëm. Funksionon si me ta, si pa ta”.
Vllasi beson se nëse përfaqësuesit serbë të komuniteteve veprojnë në interes të votuesve të vet, atëherë mundësitë e relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike janë të mëdha.

“Nëse veprojnë në interes të votuesve të vet, që do të thotë të serbëve të Kosovës dhe bashkëpunojnë mirë me shqiptarë dhe të tjerë, mund të ndikojnë në relaksimin e raporteve ndëretnike dhe kështu i përmirësojnë raportet me shqiptarë, që është në interesin e tyre. Ne mundemi pa ta, ata nuk mundën pa neve”.
“Nëse e përfaqësojnë Serbinë si shtet këtu, atëherë jo vetëm që nuk i kontribuojnë interesave të komunitetit të vet, por edhe më shumë e thellojnë mosbesimin dhe distancimin e shqiptarëve nga ta”, deklaron Vllasi.
Aleksanadar Jablanoviq lëshoi deklarata fyese drejt qytetarëve të Gjakovës, duke i quajtur egërsira, të cilët tentuan të pengonin ardhjen e disa pelegrinëve serb, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.
Presioni me protesta masive në shumë qytete të Kosovës, dy prej tyre të dhunshme në Prishtinë, në të cilën mbetën të plagosur policë e protestues, shtynë Kryeministrin Isa Mustafa të marrë vendimin për ministrin serb të kabinetit të tij. Aleksanadar Jablanoviq përfundoi jashtë. /kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit