Mendimet për Nexus 7 janë mjaftë mbresëlënëse. Nexus 7 përmban një procesor katër bërthamorë (quad-core) Tegra 3 me 1 GB RAM dhe me 8,16 apo 32 GB hapësire interne (kur jemi tek hapësira duhet të cekim faktin se kompania Google ka bërë ndryshime duke avancuar me modelin 32GB i cili nuk ishte në dispozicion në fillim kur ky tabletë u publikua). Ky tabletë është konkurrent kryesor i Kindle Fire dhe Apple Ipad Mini duke sfiduar edhe tabletët tjerë Android të cilët janë me çmim të dyfishtë ose edhe më të shtrenjtë.
Ekrani i Nexus 7 është IPS, i madhësisë 7 inç me rezolucion 1200 x 800 HD (definicion i lartë) që përmban 216 pikselë për inç. Sigurisht, kjo nuk është aq mbresëlënëse në krahasim me Retina Display që përmban tableti i Apple iPad në 264 ppi i gjeneratës së tretë, por duke marrë parasysh çmimin e Nexus 7, ju nuk do të ankoheni aspak për ekranin e tij.
Përparësitë:
- Procesori katër-bërthamorë (quad-core) Tegra 3
- Përformancë të shkëlqyer në shfletim
- RAM 1GB
- MicroUSB port
- NFC Protokolli
- Jetëgjatësia e baterisë
- GPS
- Çmimi
Mangësitë:
- Nuk disponon kamerë të pasme
- Kualiteti i ekranit
- Nuk ka 3G apo 4G
- Nuk ka mundësi për të shtuar SD Kartë
Dizajni dhe Hardueri
Pjesa e përparme e Nexus 7 nga Asus dhe Google është e ndarë nga pjesa e bazës së harduer-it, por kamera e përparme 1.2 MP është e vendosur në krye të ekranit e cila është e mbuluar tërësisht nga “Corning Gorilla Glass”.
Përderisa Nexus 7 përdorimin e formatit peizazh (landscape) e bënë me anë të aplikacioneve, portreti rregullohet në mënyrë automatike-vetvetiu në “home screen”. Google mund të inkurajoj përdoruesit të mbajnë Nexus 7 në këtë mënyrë përderisa ata nuk shohin ndonjë pikëpamje tjetër mbi dizajnin e peizazhit (landscape), kur duan te shikojnë filma, programe televizive apo lojëra që janë të përshtatura më shumë ne formatin “landscape”.
Në anën e djathtë ndodhet butoni për ndezje/fikje (power/sleep) me dy susta të zërit pranë tij. Për tu kthyer prapa në faqen kryesore dhe lundrime tjera përdoret ekrani i Android-it, këto opsione mund të arrihen nëpërmjet mënyse kryesore që mundësohet përmes softuerit. Në Nexus 7 nuk ka butona fizik navigues.
Në pjesën e fundit (poshtë) të tabletit ndodhet një port mikro USB dhe porti i kufjeve të zërit, përmes këtij porti mund të lidhim tabletin edhe me zmadhues për të emituar zërin e muzikës, radios, etj.. në ndonjë aheng që mund të kemi.
Pjesa e sipërme është e ndarë tërësisht nga portet tjera, edhe pse në këtë pjesë gjendet vrima ku është i lokalizuar mikrofoni.
Edhe pse Google Nexus 7 kryesisht është punuar me plastik dhe qelq, sigurisht që mund të duket se nuk është edhe aq i lirë. Duke u bazuar në të dhënat e prodhuesit brenda Nexus 7 janë përfshirë një akselerometër, një magnetometër gjithashtu një xhiroskop dhe një çip për navigacion me GPS, duke përfituar nga mundësia e re Google Maps offline për navigacion edhe atëherë kur Wi-Fi nuk është aktiv. Nexus 7 ka dimensione 198,5 x 120 x 10.45mm dhe një peshë 340 gram.
Ekrani dhe Ndërfaqja (Interface)
Përderisa Google dhe Asus kanë verifikuar të gjitha mundësitë e duhura që HD IPS ekrani i Nexus 7 të ketë ndritshmëri dhe ngjyrat e duhura për të qenë sa me i mirë, ndoshta iPad apo vet tableti i Asus “Transformer” na kanë bërë të harrojmë prefeksionimin e Nexus 7 në ketë drejtim sepse këto të dyja tashmë disponojnë një ekran të tillë. Edhe në shikim më te detajuar Nexus 7 duket që i mungojnë nuancat e ngjyrës së zezë. Të theksuar mund ta gjeni edhe tek Samsung Galaxy Nexus (i cili përdor ekran Super AMOLED).
Shfletimet dhe pamja e fotografive në Nexus 7 janë mjaftë të këndshme. Për të bërë krahasime, ne në Ameble kemi testuar nëse sistemi operativ i ri Android 4.1 do të mund të fajësohet për kontrastin e ultë që e vërejmë në Nexus 7. Prapë se prapë, ekranin që ky tabletë e ka është mjaft mbresëlënës duke llogaritur edhe çmimin e këtij të fundit.
Swiping (rreshqitja) nëpër ekran është e shpejtë dhe tepër fluide. Këtë e kemi testuar dhe vërejtur në menytë, nënmenytë dhe aplikacionet e ndryshme duke përfshirë edhe lojërat me ndjeshmëri të theksuar të prekjeve.
Interneti
Lidhja në WiFi Internet përmes Nexus 7 është me të vërtet mahnitëse, për faktin se kjo pajisje disponon një fuqi solide të Wireless-it të integruar të standardit 802.11 b/g/n. Por ajo çfarë e bënë edhe me të bukur këtë tabletë është edhe protokolli (NFC) “near field communication” që mundëson komunikim për bartjen e të dhënave përmes prekjes apo afrimit të pajisjeve me të njëjtin protokoll. Google Nexus 7 ka të integruar gjithashtu Bluetooth.
Përformanca
Ashtu siç do të prisni nga Google Nexus 7, përvoja me shfletim(browsing) në Internet është tejetë e shkëlqyeshme, me një ekran 7 inç do të keni një faqe të madhësisë normale. Thjeshtë përformanca e shfletuesit të internetit (web browser) është shumë e kënaqshme dhe personalisht nuk kam ndonjë vërejtje.
Gjithashtu hapja dhe funksionaliteti i aplikacioneve është shumë i mirë dhe i shpejtë kjo edhe për shkak të procesorit katër-bërthamor që ky tabletë ka.
Shumica e lojërave të cilat i gjejmë në dyqanin virtual “Google Play” duket të mos jenë problem për ti luajtur në Nexus 7, sidomos nëse krahasojmë përformancën e Kindle Fire apo iPad në këtë aspekt duket që tableti i Google të jetë më fluid.
Kamera
Në Nexus 7, Google dhe Asus siç duket kanë lënë mënjanë idenë e të bërit këtë pajisje edhe një llojë aparati fotografik. Kamera e përparme e këtij tableti është 1.2 megapikselë gjë që e bënë të mos dallojë shumë nga tabletët tjerë por që Nexus 7 të jetë më i mirë se konkurrenti Amazon Kindle Fire 1 i cili mbante të njëjtin çmim dhe nuk ka kamerë fare. Aplikacioni Google Talk vjen i instaluar dhe është shumë i përshtatshëm për video biseda përmes kësaj kamere.
Softueri
Tableti Google Nexus 7 vjen i instaluar me sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, mirëpo mund të përditësohet (update) deri në 4.1.2 Jelly Bean. Duke marrë parasysh faktin që kjo pajisje i takon familjes Google atëherë përditësimi i këtij të fundit me sistemin e ri operativ patjetër që është i pa shmangshëm dhe në rend të parë. Gjithashtu Nexus 7 mund të bëhet “root” dhe në të mund të instalohen lloje të ndryshme të ROM-ave të përshtatur për të.
Bateria
Deri tani ju mund të jeni duke menduar që një tabletë kaq i hollë dhe i lehtë me një ekran të mrekullueshëm dhe fuqiplotë, procesorë katër-bërthamorë nuk mund të mbajë baterinë shumë dhe ndoshta edhe mund të konkludoni se kjo mund të jetë pika e dobët e Nexus 7, por ky është një mendim i gabuar, ngase Google & Asus kanë paketuar një bateri të mrekullueshme e cila përmban 4325mAh në Nexus 7 gjë që është e mjaftueshme që ky tabletë te qëndroj në jetë më shumë se 7 orë punë aktive.
Hapësira dhe Çmimi
Që nga fundi i Tetorit 2012 kompania Google ka ndalë së prodhuari dhe shituri në dyqanin e saj “Play” versionin 8GB të Nexus 7 duke e zëvendësuar atë me versionin 32 GB. Pra modelet e Nexus 7 të cilat i gjejmë në shitje në Google Play janë: Google Nexus 7-16GB me çmim 199$ në SHBA dhe Google Nexus 7-32GB për 249$. Ndërsa versionin 8GB mund ta gjeni akoma duke u shitur në faqe dhe dyqane të tjera si Amazon apo BestBuy në çmime edhe më të shtrenjta se versioni 16 apo 32 GB që gjendet në dyqanin zyrtar të Google “Play”. Nexus 7 të versionit 8GB mund ta gjeni më shumë në shitje edhe si të përdorur në faqe të ndryshme siç është ebay.
Përfundim
Ia vlen të përmendim faktin se tableti Google Nexus 7 është produkti i parë i linjës Nexus të tabletëve nga kompania Google dhe Asus. Ky tabletë është ndër produktet më të shitur nga gjysma e dytë e 2012 që kur ky i fundit doli në treg duke shitur jo më pak se 1milion njësi për muaj. Ajo çfarë e bënë kaq të kërkuar këtë tabletë është çmimi dhe përformanca. Nëse pyesni se Ameble Google Nexus 7 ? , përgjigja jonë është: Po, ia vlenë me ble.