Përgatiti: Bahri Curri
“DITA MË E MIRË, NË TË CILËN KA LINDUR DIELLI ËSHTË DITA E XHUMASË”
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dita më e mirë, në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë Allahu e ka krijuar Ademin, në këtë ditë e futi në Xhenet, po në këtë ditë e nxori atë nga Xheneti. Kijameti do të ndodh në ditën e xhumasë.”
(Transmeton Muslimi)
DITA E XHUMASË – MË E VLEFSHMJA
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dita e xhumasë është më e vlefshmja. Është dita më e madhe te Allahu, më e madhe se Dita e Kurban Bajramit dhe Dita e Fitër Bajramit.”
(Transmetojnë Ahmedi dhe Ibën Maxhe)
PREZANTIMI NË XHUMA SHLYEN MËKATET
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Xhumaja është kefaret (shlyen mëkatet) në mes të saj dhe të xhumasë që vjen duke shtuar edhe tre ditë më tepër. Kjo është për shkak se Allahu azze ve xhel-le thotë: Kush bën një vepër të mirë ka shpërblim dhjetëfishin e saj.”
(Transmeton Taberani, ndërsa Albani e bëri hasen)
Po ashtu ka thënë:
“Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazan, shlyejnë mëkatet e vogla që bëhen në ndërmjet tyre nëse iu largohesh mëkateve të mëdha.”
(Transmeton Muslimi)
VLERA E LARJES DHE PARFUMOSJES NË DITËN E XHUMASË
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Larja në ditën e xhumasë është vaxhib (obligim) për çdo musliman, si dhe misvaku dhe përdorimi i parfumit aq sa ka mundësi.”
(Transmeton Muslimi dhe të tjerët)
Po ashtu ka thënë:
“Kjo ditë është festë, të cilën e caktoi Allahu për muslimanët. Ai që vjen në xhuma le të lahet, nëse ka parfum le ta përdorë atë dhe praktikone misvakun.”
(Transmeton Ibën Maxhe, ndërsa Albani e bëri hasen (i mirë))
Po ashtu ka thënë:
“Nëse njeriu lahet në ditën e xhumasë, pastaj parfumoset me erëra të mira që i ka, vesh rrobat e bukura dhe niset për në namaz. Nuk ka ngucur e përçarë askënd dhe dëgjon imamin, i falen mëkatet e bëra që nga xhumaja e kaluar duke shtuar edhe tre ditë më tepër.”
(Transmeton Ibën Huzejme, ndërsa Albani e bëri hasen (i mirë))
VLERA E SHKUARJES SA MË HERËT NË XHUMA
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Ai që lahet në ditën e xhumasë, sikur që lahet për pastrim nga xhynybllëku, pastaj shkon në xhami në kohën e parë (më herët), ka shpërblim sikur të japë për Allahun një deve. Ai që shkon në kohën e dytë, ka shpërblim sikur të japë një lopë. Ai që shkon në kohën e tretë, ka shpërblim sikur të japë një dash. Ai që shkon në kohën e katërt, ka shpërblim sikur të japë një pulë. Ndërsa, ai që shkon në kohën e pestë, ka shpërblim sikur të japë një vezë. Kur të prezantojë imami, melekët e dëgjojnë ligjërimin (përkujtimin).”
(Transmetojnë Maliku, Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu thotë:
“Në çdo derë të xhamisë në ditën e xhumasë qëndrojnë dy melekë dhe shënojnë çdo njërin që hynë me radhë.”
(Transmeton Ibën Huzejme, ndërsa Albani e bëri sahih (i vërtetë))
VËREJTJA DHE FRIKËSIMI PËR KAPËRCIMI MBI QAFAT E NJERËZVE
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush kapërcen mbi qafat e njerëzve në ditën e xhumasë, kjo do t’i bëhet atij urë për në Xhehenem.”
(Transmetojnë Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu dhe tha se hadithi është garib)
Abdullah bin Busr transmeton: “Erdhi një njeri në ditën e xhumasë kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte duke ligjëruar në hutbe dhe kapërceu mbi qafat e njerëzve, Pejgamberisal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha atij: Ulu, sepse ti dëmtove dhe u vonove.”
(Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu)
“Dëmtove dhe u vonove” d.m.th. i dëmtove njerëzit duke kaluar mbi qafat e tyre si dhe je vonuar të prezantosh me kohë në xhami.
NXITJA QË TË JESH SA MË AFËR IMAMIT
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Prezantoni në xhuma dhe qëndroni sa më afër imamit, sepse të jetë njeriu nga banorët e Xhenetit e të vonohet në xhuma e të rrijë prapa, ai do të vonohet nga Xheneti.”
(Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe Taberani)
NXITJA NË LEXIMIN E SURES KEHF
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush e lexon suren Kehf në ditën e xhumasë, do të ndriçohet nga nuri në kohën mes dy xhumave.”
(Transmetojnë Nesaiu, Bejhekiu dhe Hakimi)
SALAVATI I SHUMTË MBI PEJGAMBERIN sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dita e juaj më e vlefshme është dita e xhumasë. Në këtë ditë Allahu e krijoi Ademin, po në këtë ditë ia mori shpirtin. Në këtë ditë do t’i fryhet Surit, në këtë ditë do të ndodh katastrofa (lemeria). Andaj më dërgoni sa më shumë salavat, sepse salavatet e juaja përcillen te unë. Sahabët thanë: O i Dërguar i Allahut, si përcillen te ti salavatet tona kur ti je i vdekur? Ai tha: Allahu ia ka ndaluar tokës t’i hajë trupat e pejgamberëve.”
(Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe Hakimi)
“Sahabët i thanë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Si të të dërgojmë salavat? Ai tha: Thuani: “All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ezvaxhihi ve dhurrijjetihi kema sal-lejte ala ali Ibrahime. Ve barik ala Muhammedin ve ezvaxhihi ve dhurrijjetihi kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid.”
“O Allah, ki mëshirë ndaj Muhamedit, bashkëshorteve dhe pasardhësve të tij, siç pate mëshirë ndaj familjes së Ibrahimit. Bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet, Ti je Lavdiplotë dhe i Madhërishëm.”
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
NDALIMI I TË FOLURIT KUR IMAMI LIGJËRON NË HUTBE
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë.”
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu thotë:
“Nëse flet në ditën e xhumasë kur imami është duke ligjëruar në hutbe, e ke prishur dhe humbur xhumanë.”
(Transmeton Ibën Huzejme me sened sahih)
Po ashtu thotë:
“Në xhuma prezantojnë tre lloje njerëzish: Një njeri që prezanton dhe e prish xhumanë, sepse flet kur imami është duke ligjëruar në hutbe, kjo është hisja e tij nga xhumaja. Një njeri që prezanton me dua duke e lutur Allahun, e nëse do i jep, ose nuk i jep. Një njeri që prezanton i heshtur dhe i qetë, nuk kapërcen mbi qafat e njerëzve e as nuk dëmton askënd, xhumaja e tij do t’ia shlyejë mëkatet e tij deri në xhumanë e ardhme duke ia shtuar edhe tre ditë tjera, ngase Allahu thotë: Kush bën një vepër të mirë, ka shpërblim dhjetëfishin e saj.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibën Huzejme, ndërsa Albani e bëri hasen)
KOHA E PËRGJIGJIES SË LUTJES NË DITËN E XHUMASË
Ebu Musa el-Esh’arij radijallahu anhu thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke folur për kohën në ditën e xhumasë, në të cilën të plotësohet duaja, e tha: “Ajo kohë është mes uljes së imamit në minber për hutbe dhe faljes së namazit.”
(Transmetojnë Muslimi dhe Ebu Davudi)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dita e xhumasë i ka dymbëdhjetë orë, në të gjendet një orë në të cilën robi musliman kur e lut Allahun i përgjigjet atij në lutje. Kërkone atë deri në orën e fundit pas ikindisë.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu)
Vëlla dhe motër!
Kujdesu që ta lutësh Allahun dhe të kërkosh nga mirësitë e panumërta të Tij në Dynja dhe në Ahiret në mes të dy hutbeve dhe pas përfundimit të tyre, në sexhde, në uljen e fundit në namaz, si dhe në orën e fundit pas ikindisë në ditën e xhumasë.
VËREJTJA PËR MOSPREZANTIM NË XHUMA
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush i lë tre xhuma duke i injoruar, Allahu do ta vulosë zemrën e tij.”
(Transmeton Ahmedi dhe autorët e suneneve)
Po ashtu thotë:
“Kush e lë xhumanë tre herë pa ndonjë arsye, ai është munafik (hipokrit).”
(Transmetojnë Ibën Huzejme dhe Ibën Hibban)
DUA TË MIRA, TË BEGATSHME DHE PËRMBLEDHËSE
***”Rabbena atina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben-nar.”
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.” (Bekare, 201)
***”Rabbena la tuzig kulubena ba’de idh hedejtena ve heb lena min ledunke rahmeten inneke entel vehhab.”
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” (Ali Imran, 8)
***”Rabbena innena amenna fagfir lena dhunubena ve kina adhaben-nar.”
“Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit.” (Ali Imran, 16)
***”Rabbi heb li min ledunke dhurrijjeten tajjibeten inneke semiud-duai.”
“Zoti im, edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes.” (Ali Imran, 38)
***”Rabbi ixh’alni mukimes-salati ve min dhurrijjeti rabbena ve tekabbel duai. Rabbena gfirli ve li validejje ve lil mu’minine jevme jekumul hisab.”
“O Zoti im! Më bën mua nga ata që e falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.” (Ibrahim, 40-41)
***“Rabbena atina min ledunke rahmeten ve hejji’ lena min emrina resheda.”
“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë.” (Kehf, 10)
***”La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin.”
“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes.” (Enbija, 87)
***”Rabbena srif anna adhabe xhehenneme inne adhabeha kane garama. Inneha saet mustekarren ve mukama.”
“Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.” (Furkan, 65-66)
***”Rabbena heb lena min ezvaxhina ve dhurrijjatina kurrete a’junin vexh’alna lil muttekine imama.”
“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.” (Furkan, 74)
***”Rabbena gfir lena ve li ihvaninel-ledhine sebekuna bil imani ve la texh’al fi kulubina gil-len lil-ledhine amenu rabbena inneke reufun rahim.”
“Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, Ti je i butë, mëshirues.” (Hashr, 10)
***”Rabbi gfir li ve livalidejje ve limen dehale bejtije mu’minen ve lil mu’minine vel mu’minati ve la tezididh-dhalimine il-la tebara.”
“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim.” (Nuh, 28)
DUAJA NË RASTE TË BRENGOSJES DHE PIKËLLIMIT
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në raste të brengosjes dhe pikëllimit thoshte:
“La ilahe il-lall-llah el-adhim el-halim, la ilahe il-lall-llah rabbel arshil adhim, la ilahe il-llall-llah rabbes-semavati ve rabbel erdi rabbel arshil adhim.”
“S’ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut të Madhërishëm e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të Lartë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.”
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Sejjidul istigfar është që robi të thotë: “All-llahumme ente rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va’dike mesteta’tu eudhu bike min sherri ma sana’tu, ebuu leke bi ni’metike alejje ve ebuu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente.”
“O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.
Kush e thotë këtë gjatë ditës duke qenë i bindur në të, e nëse vdes në atë ditë para se të ngryset do të jetë prej banorëve të Xhenetit. Kush e thotë këtë gjatë natës duke qenë i bindur në të, e nëse vdes para se të gdhihet do të jetë prej banorëve të Xhenetit”
(Transmetojnë Buhariu, Tirmidhiu dhe Nesaiu)