0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vlera e madhe e kohës se ikindisë

Më të lexuarat

“Koha pas ikindisë – siç thonë disa prej imamllarëve – është e madhëruar dhe ka qenë e tillë në të gjitha legjislacionet fetare (sheriatet).

Nuk ka ardhur ndonjë Profet dhe nuk ka zbritur Allahu ndonjë Libër veçse e ka madhëruar kohën pas ikindisë.

Dhe ka thënë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – në hadithin që transmeton imam Bukhari:
“Tre njerëz Allahu nuk i shikon, nuk i pastron dhe ata kanë dënim të dhembshëm… – dhe përmendi në mesin e tyre – dhe një burrë që u betua rrejshëm pas ‘asrit’ (ikindisë)”

Prandaj gjynahu pas ikindisë është më i madh se gjynahu në kohët e tjera, ashtu siç është më i madh tek Allahu gjynahu që bëhet në Mekke dhe Medine edhe nëse ai (gjynahu) nuk shumëfishohet siç shumëfishohen shpërblimet (sevapet).”

Shejkh Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë!
Perktheu Emin Bilali

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit