-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vlera e faljes së teravive në Ramazan

Më të lexuarat

Transmetohet nga Amër bin Murrah el-Xhuhenij radijAllahu anhu se ka thënë: Erdhi një burr nga Kudaah (një prej fiseve arabe) te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Si mendon nëse unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe ti je i Dërguari i Allahut, i fal pesë namazet, agjëroj Muajin e Ramazanit, falem në Ramazan (namazin e teravive) dhe jap zekatin?

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush vdes në këtë gjendje është prej të sinqertëve dhe dëshmorëve.” Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani në “sahihat” e tyre etj., me zinxhir autentik. Shih shënimet e mia te “Ibën Huzejme” (3/340/2262) dhe “Sahihu et-Tergib” (1/419/993)

“Kijamu Ramadan” e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit