3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vlera e buzëqeshjes

Më të lexuarat

Autore: Sanela Fazlić

A jemi kaq të këqij sa nuk dimë t’u buzëqeshim njerëzve që i takojmë gjatë ecjes? Pse kënaqemi me krenarinë tonë dhe pse gjithmonë kërkojmë diçka për kthim, duke thënë: “Përse mua nuk më buzëqeshet njeri?”

Kështu që ne i shmangim edhe zogjtë që ndalen në rrugën, të cilët Allahu na i dërgon të na gëzojë ne. Nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjë një buzëqeshje për ne apo të tjerët të cilëve ua dërguam buzëqeshjen.

Duke ecur nëpër spital dhe duke parë njerëz të ndryshëm, vura re një zonjë që pastronte dhe unë i buzëqesha, por sinqerisht, arsyeja ishte se ajo pastron në mënyrën si bëj unë. Buzëqeshjen e dhuruar e harrova për shkak të obligimeve që kisha.

Të nesërmen, e takova përsëri në të njëjtin vend dhe ajo m’u drejtua: “Faleminderit për buzëqeshjen, ajo më ktheu në ditët e mia të rinisë, kur isha shumë e lumtur, e buzëqeshur dhe plot dëshira. M’u kujtua kur isha e fortë, kur kisha dëshira, bukuri dhe qetësi shpirtërore, të cilat tani i harroj, sepse shoh që ngadalë po zhduken… Faleminderit, që ma ktheve lumturinë që akoma vazhdon.” E vazhdova me obligimet ditore, por ajo grua më frymëzoi ta shkruaj një pjesë të librit rreth saj dhe asaj që sjell buzëqeshja.

A keni vërejtur se si punëtorët që punojnë në recepcion të hoteleve apo restoranteve ju presin më mirë kur ju drejtoheni me buzëqeshje?! Buzëqeshja është mënyra më e lirë për ta tërhequr vëmendjen e dikujt, këshillat e dikujt… Ne nuk qeshim sepse jemi të lumtur, por jemi të lumtur sepse qeshim. Buzëqeshja e personit që e dashuroni ju sjell gëzim, lumturi dhe sukses.

Do të vijë koha kur nuk do të mund të qeshim më, kur Allahu do të na merr njerëzit që na dhuronin buzëqeshjet dhe ata që na bënin të lumtur. Do të vijë momenti kur ne do të shikojmë në largësi, dhe në perëndim të diellit, në atë skenë të bukur, dhe do ta shohim veten tonë, ashtu të gjallë duke ndarë buzëqeshje si lëmoshë.

Do ta dëgjojmë buzëqeshjen tonë, shumë të vështirë, por do ta dëgjojmë. Pa e vërejtur, lotët do të bien në faqet tona të moshuara përplot rrudha, në buzët tona të zbehta dhe sytë tanë plot dhimbje, që mezi do t’i mbajmë sytë në distancë. Do të vijë një kohë kur vetmia dhe të menduarit për ditët e kaluara do të jenë gjithçka që do të dëshirojmë. Ndoshta do të kemi përfunduar në një nga shtëpitë e pleqve, mbase fëmijët na mbyllin atje, dhe largohen…

Ndoshta përsëri do të biem në dashuri me fotografitë nga e kaluara, ndoshta mendimet, pamjet e qiellit të largët përplot yje do të jenë e vetmja gjë që do të shijojmë. Ndoshta ne do të jemi ata që do t’i përgjigjemi Allahut për gabimet që kemi bërë ndaj të tjerëve, për padrejtësinë që nuk u kemi kushtuar vëmendje pa kërkuar falje nga Allahu. Ndoshta ne që kishim fuqi për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, të paktën me një buzëqeshje, e cila ishte mbase më e nevojshme për ta në atë çast, fatkeqësisht nuk e bëmë këtë. Atëherë mendonim se kurrë nuk do të plakeshim, se kurrë nuk do të ishim gjyshe apo gjyshër të moshuar, me zemër të vetmuar, përplot kujtime, fotografi dhe lot të derdhur. Sytë e tyre janë të humbur, zemrat e tyre dhembin. Në atë vetmi do t’i japin fund jetës së tyre të shkurtër kalimtare…

Falënderimi i takon Allahut të madhëruar!

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem e kapi për supe dhe i tha: “Bëhu në këtë botë sikur të ishe i huaj apo udhëtar”.

“Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” [LUKMÂN, 15]

Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit