3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Vjen Retina MacBook Pro në një rezolucion të plotë 2880×1800

Më të lexuarat

Dëshironi të eksploroni gjithçka që ofron Retina MacBook? Tani mundeni, sepse një përdorues arriti të krijojë rezolucionin e plotë 2880×1800 piksel, pa asnjë shkallëzim. Kjo gjë arrihet, duke përdorur një program të quajtur SwitchResX.

Si parazgjedhje, MacBook Pro, vjen me një rezolucion 1440×900 piksela. Kjo cilësi është me e lartë se versionet Mac të vjetra dhe sjell një densitet më të lartë të objekteve në ekran, duke i paraqitur ato më të mprehta se më parë. Disa opsione të reja në modelin MacBook Peo, ju japin mundësinë të zgjidhni 5 rezolucione për ekranin, por asnjë nga këto opsione nuk ju jep mundësinë të përdorni ekranin në një rezolucion të plotë.

Për të marrë rezolucionin në vlerën më të lartë, ju duhet të instaloni SwitchResX (një version trial që është falas në internet), duke krijuar kështu një rezolucion të ri. Ruajeni dhe aplikojeni. Kjo do të aktivizojë një rezolucion të madh dhe fantastik prej 2800×1800 piksela.

Përpara se ta aplikoni, mos harroni: Disa përdorues raportuan se ky opsion fshin disa skedarë, të cilët nevojiten për të ndryshuar rezolucionin nga System Preferences. Pra, kur ta përdorni, bëjini një Back Up sistemit dhe vazhdoni me kujdes. / PCWorld Albanian / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit