3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vjedhja më e madhe në histori/ Muzeu ka një lutje për hajdutët

Më të lexuarat

Hajdutët arritën të vjedhin tre sete me stoli të shtrenjta në një prej koleksioneve më të mëdhenj të thesarit në Europë- në atë që njihet si Kasaforta Jeshile në Dresden të Gjermanisë. Setet historike janë të përbërë nga 37 copë secili. Mes bizhuve të vjedhura ka diamante, rubinë, smeraldë, safirë, etj.

Hajdutët nxorën jashtë funksioni sistemin e alarmit në muze dhe fikën dritat në rrugë. Policia thotë se ka disa pamje filmike të dy personave në errësirë në muze. Pas vjedhjes, ata u larguan me një Audi. Më vonë një mjet i tillë u gjet i djegur.

Muzeu thotë se gjërat e vjedhura janë një pasuri e paçmuar. Kurse gazeta BILD shkruan se bëhet fjalë për një thesar me vlerë 1 miliard euro. Nëse është kështu, kjo do ishte vjedhja më e madhe e artit në histori.

Hajdutët janë futur në muze kur aty ishin edhe forcat e sigurisë. Megjithatë për fare pak, policia mund t’i kishte kapur. Më herët u raportua se personat që kryen krimin ishin trupvegjël dhe janë futur nga një dritare e vogël.

Ekspertët e muzeut u janë lutur hajdutëve që të mos i thyejnë apo të mos i shkrijnë gjërat e vjedhura. Hajdutët mund ta bëjnë diçka të tillë për të lehtësuar procesin e shitjes pasi bizhutë janë të identifikueshme.

Në Kasafortën Jeshile gjenden mbi 3 mijë stoli dhe thesare të zbukuruara me ar, argjend, fildish dhe perla. Mes tyre është një safir 648 karatësh, dhuratë nga Pjetri i Madh i Rusisë.

Po ashtu pjesë e koleksionit është edhe një diamant i gjelbër 41 karatësh, aktualisht në ekspozitë në Nju Jork. Koleksioni u themelua nga Augusti i Fortë. Ai ishte princ i Saksonisë dhe më vonë mbret i Polonisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit