1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vjedhësit më të mëdhenj janë ata që e vjedhin jetën e njerëzve…

Më të lexuarat

Vjedhësit më të mëdhenj janë ata që e vjedhin jetën e njerëzve dhe shkatërrojnë çdo shpresë për një të nesërme më të mirë

Më datën 5 nëntor 2015, shtetasi italian me origjinë ukrainase, Roman Ostarikov, ishte arrestuar për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë nga një market, pasiqë kishte qenë i uritur. Ai u kap nga policia dhe ai u dënua me 6 muaj burg dhe me gjobë 100 euro.

Mirëpo, kur çështja arriti në Gjykatën Supreme, u vendos që të shfuqizohen të gjitha dënimet për Roman Ostarikovin, sepse ai kishte vjedhur nga uria. Në atë situatë, ajo nuk ishte vepër penale dhe gjykatësi urdhëroi që shteti t’ia paguajë dëmshpërblim pronarit të marketit, duke thënë: “Ne jetojmë në një shtet të civilizuar dhe e drejta për të mbijetuar është më e madhe se e drejta e pronësisë. Në një shtet të civilizuar, askush nuk duhet të vdesë nga uria, madje as njerëzit më të këqij ”.

Ndërkaq, para më shumë se 1.400 vjetëve, dy shërbëtorë të Hatib ibn Belta’s kishin vjedhur një deve nga një njeri i fisit Muzejne, pastaj e kishin therur dhe e kishin ngrënë. Pronari i devesë i kishte paraqitur te halifi që ndaj tyre të ekzekutohej dënimi për vjedhje. Kur i sollën para Omerit (r.a.), ai vuri re se dy të rinjtë ishin shumë të dobët, të ligshtë dhe të zverdhur, andaj i pyeti: “Shërbëtorë të kujt janë këta?”

I thanë se i përkisnin Hatib ibn Belta’s dhe hz. Omeri (r.a.) urdhëroi që ta sillnin aty Hatibin. Kur erdhi Hatibi, Omeri (r.a.) i tha atij: “Gati isha duke e ekzekutuar dënimin e vjedhjes mbi ta, por kuptova (bazuar në pamjen e tyre) se ti po i shtyp ata dhe për fajin tënd ata janë të uritur, sepse nëse nuk do të ishin të uritur, ata nuk do të kishin vjedhur. Prandaj, unë në vend të tyre, do të dënoj ty!”

Ai më pas e pyeti pronarin e devesë: “Sa kushton deveja?”

Burri i tha: “Katërqind dërhemë.”

Halifi Omer (r.a.) i tha Hatibit: “Jepi atij 800 dërhemë!”

Ndërsa dy të rinjve u tha: “Shkoni, dhe kurrë mos bëni më diçka të tillë.”

Vjedhja padyshim se është mëkat i madh, sepse po mos të ishte e tillë, Allahu nuk do të përcaktonte dënimin e prerjes së dorës për vjedhje. Mirëpo, hajdut i vërtetë nuk është ai që vjedh bukë për të ngrënë, por hajdut është i pasuri i pangopur, i cili e ka vjedhur bukën nga i varfri dhe e ka detyruar për të vjedhur.

Vjedhësit e vërtetë nuk janë ata që nuk kanë mjete tjera përveç kësaj, edhepse padyshim janë mëkatarë, por mëkatarë shumë më të mëdhenj janë ata që kanë vjedhur jetën e njerëzve dhe pasuritë e tyre, dhe të cilët shkelin mbi të varfrit. Të tillët meritojnë ndëshkim shumë më të madh.

Ed’hem Sherkavi;

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit