1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2014, i cili do të jetë 1 miliard e 590 milionw euro. Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj, tha se projektbuxheti do të mundësoj vazhdimin e projekteve kapitale të cilat janë paraparë nga Qeveria e Kosovës, si dhe do të mundësoj rritjen e merituar të pagave në vitin 2014. Derisa, ai ka mohuar se miratimi i projektbuxhetit vetëm 3 ditë para zgjedhjeve lokale, ka të bëjë me fushatë, duke theksuar se, sipas ligjit, deri më 31 tetor duhet patjetër që ta miratojnë dhe se nuk ka të bëjë fare me fushatë.
Ministri Besim Beqaj ka deklaruar se në projektbuxhetin për vitin 2014, shihet se Kosova nuk është e goditur në nivelin e rajonit nga kriza, madje, sipas tij, edhe borxhi publik mbetet me i ulëti nga vendet e rajonit.

“Gjithashtu dua të ju informoj se ne kemi kaluar buxhetin për vitin 2014, një buxhet i cili shënon rritje i cili siguron që stabiliteti makrofiskal dhe zhvillimi ekonomik janë një ndër me stabilët në nivelin rajonal. Një buxhet i cili krijon hapësirë për projektet kapitale që janë prioritet të Qeverisë së Kosovës. Buxhet i cili mundëson projektin e vazhdimit të autostradës në drejtim të Shkupit, zgjerimin e rrugëve në drejtim të Mitrovicës dhe Pejës, por njëkohësisht mundëson një rritje substanciale të pagave për vitin 2014, një projektbuxhet që shënon rritje për shëndetësinë, gjithashtu rritje për bujqësinë, arsimit që shënojnë një politikë të qartë të Qeverisë në drejtim të zhvillimi të qëndrueshëm dhe politikave që janë me stabile në nivelin rajonal”, tha Beqaj, pas mbledhjes së Qeverisë.

Mirëpo, ky projektbuxhet rrezikohet të mos kaloj në Kuvendin e Kosovës duke e parë krizën që kohëve të fundit e ka pasur koalicioni qeverisës me numrat në Kuvendin e Kosovës. Por, Beqaj shpreson se projektbuxheti do të kaloj edhe në Kuvendin e Kosovës, duke qenë se buxheti është i qytetarëve, Qeverisë por edhe i Kuvendit.

“Buxheti i Kosovës është buxhet i qytetarëve, i qeverisë, është buxhet i Kuvendit, është buxhet i zhvillimit dhe unë dua të besoj se të gjithë do ta shohin perspektiven në momentin kur të shkon buxheti për t’u diskutuar. Do të shihet buxheti kur e merr dhe e lexon me kujdes që ky buxhet është një ndër buxhetet me stabile në nivelin rajonal që shënon rritje ekonomike, edhe për vitin 2014, e cila konform edhe vizitave të fundit që kam pasur në Uashington dhe me BB-në, konsiderohet se Kosova do ta ketë rritjen me të madhe në nivel rajonal. Prandaj, këto janë veprime shtetërore dhe në të mirë të qytetarëve dhe jam i bindur se buxheti do të kaloj”, theksoi ministri Beqaj.

Por, pavarësisht se ka insistuar se do të ngritën pagat në vitin 2014 për të gjithë shërbyesit në institucionet e Kosovës, si arsim, shëndetësi, polici, FSK, e të gjitha nivelet tjera, ai nuk ka treguar se sa do të jetë kjo ngritje, por vetëm se ajo do të jetë meritore.

“Ne kemi siguruar masë monetare që do të mundësoj rritjen e pagave. Sigurisht se ky vendim do të jetë vendim meritor për të gjithë njerëzit në Kosovë të cilët që kanë të bëjnë më institucionet e Kosovës dhe ky vendim do të jetë i qeverisë dhe do t’u njoftojmë me kohë për vendimin kur dhe sa do të rriten. Por stabiliteti buxhetor na mundëson që të kemi rritje meritore për vitin 2014 dhe të vazhdohet edhe me tutje”, ka thënë Beqaj.

Në projektbuxhetin për vitin 2014 janë paraparë, 484 milionë në llogarinë e pagave, që janë 45 milionë me shumë se sa vitin e kaluar, që kanë qenë 439 milionë për paga. /Kosovapress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit