16 shtator një ditë e njohur në tërë Sirinë ku për miliona nxënës hapen dyert e shkollave, universiteteve e instituteve në nivele e profile të ndryshme, mirëpo këtë vit është krejt ndryshe në të gjitha vendet e qytetet e Sirisë e posaçërisht më shumë në Halep në kryeqytetin ekonomik të Sirisë.
Lidhemi me telefon me pronarin e librarisë që gjendet në mes të qytetit për tu njoftuar me gjendjen atje të cilën e ka mbyllur muaj më parë. Ai tregon se vitin e kaluar ka fituar rreth një mijë dollar në ditë në javët e para nga shitja e librave dhe çantave shkollore, ndryshe nga ky vit që është mbyllur plotësisht.
Këtë situatë e plotëson edhe takimi ynë me një vullnetar në radhët e ushtrisë civile ku Ebu Mahmudi ishte një tregtar librash në rrugë dhe nga zhurma e madhe e studentëve dhe nxënësve ai nuk mund të flinte, ndërsa tash ai duhet të merret më udhëheqjen e veprimeve ushtarake./mszh/Sh.Hulaj./kohaislame