3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Viti 2012 ka marr jetën e 121 gazetarëve në botë

Më të lexuarat

Kryetari i unionit ndërkombëtar të gazetarëve ka njoftuar se gjatë vitit 2012, 121 gazetarë kanë humbur jetën e tyre si pasojë e ngjarjeve të dhunshme në rajone të ndryshme të botës.
Agjencia Anatolli e lajmeve ka njoftuar se Xhim Bu Malha duke bërë të ditur këtë lajm, të hënën me anë të një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të këtij unioni, ka njoftuar se këta gazetarë janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesioniste nëpër rajone të ndryshme të botës. Në këtë deklaratë është kërkuar nga qeveritë e të gjitha vendeve të botës që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e vrasjes së gazetarëve duke pasur parasysh faktin se aktivistë të tillë kanë përgjegjësi tepër të rëndësishme për zbulimin e të vërtetave dhe publikimin e tyre duke informuar opinionin publik të botës, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e unionit ndërkombëtar të gazetarëve. Vlen të theksohet se vendet e tilla si Somalia, Pakistani dhe Meksika janë cilësuar si vende më të rrezikshme për veprimtarinë dhe aktivitetin e gazetarëve në vitin 2012.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit