Vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive, në mesin e shumë efekteve tjera pozitive mbi shëndetin e njeriut.
Ky është përfundimi që kanë nxjerrë studiuesit amerikanë, pasi kanë analizuar fëmijë të moshës nga nëntë deri në 13 vjet. Ata kanë vërejtur se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.
Edhe pse është një prekursor i vitaminës A, sipas të njëjtave rezultate, kjo pro-vitaminë nuk ka treguar efekt pozitiv.
Vitamina A është e rëndësishme edhe për shumë aspekte të tjera të shëndetit, në veçanti për shikim.
Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit kjo vitaminë duhet të merret me anë të suplementeve, tabletave të pasura me këtë vitaminë./mjeku.net