0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vitaminat shtesë, dobitë dhe e vërteta rreth tyre?

Më të lexuarat

Një studim ku u përfshinë 160 mijë gra tregoi se marrja e multi vitaminave nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve është marrja e vitaminave nga frutat dhe perimet.

Disa studime të mëparëshme kishin lënë të kuptohej se disa lloj vitaminash mund t’a mbrojnë organizmin nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por ka patur edhe studime kundërthënëse.

Studimi i fundit, më gjithë përfshirësi deri më sot, me pjesmarrjen e 160 mijë grave të periudhës pasmenopauzës, tregoi se rreziki nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës nuk u pakësua mes atyre që merrnin multivitaminë. Në përgjithësi, gratë që merrnin vitamina me tabletë, ishin ato që kishin më pak nevojë për vitamina shtesë. Ato kishin peshë të rregullt trupore, hanin më shumë perime, bënin më shumë ushtrime fizike, dhe përmbaheshin ndaj duhanit ose marrjes së pijeve alkoholike.

Duke marrë në shqyrtim këta faktorë, shkencëtarët nuk vunë re ndonjë dallim në numrin e rasteve të sëmundjeve në zemër ose kanceri midis grave që merrnin vitamina dhe atyre që nuk merrnin. Edhe rreziku i vdekjes së parakohëshme ishte i njëjtë në të dyja këto grupet. Përkrahësit e vitaminave thonë se dozat në tabletat që shiten sot në treg nuk janë mjaft të larta për të ndikuar në përmirësimin e shëndetit. Por edhe siguria e dozave të larta të vitaminave ende nuk është provuar në popullatën mbarë. Tani për tani, ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e parandaluar sëmundjet është marrja e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet frutave dhe perimeve dhe jo nëpërmjet tabletave./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit