Margarina Vital ka yndyrë më shumë se sa lejohet me standarde dhe është me përbërje nga derri. Ajo ndikon keq në organizmin e konsumatorëve dhe për myslimanët nuk është në grupin e ushqimeve te lejuara – Hallall.
Të gjithë ata që i shmangen derrit dhe përbërjeve të tij, kujdes nga Margarina e Vital që prodhohet në Serbi. Madje kjo vlen edhe për vegjetarianët.
Organizata Konsumatori por edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e konfirmojnë se ky produkt përmban yndyrë të derrit, dhe për BIK-un ky produkt nuk është hallall. Të dyja palët pohojnë se do të ishte e udhës që me një përshkrim të shpjegohet se çfarë përmbajnë emulgatorët, në mënyrë që secili të jetë i informuar se çfarë konsumon.
Kreu i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kançaniku pohon për Kosovapress se kjo margarinë përveç ka përbërje derri ka dal edhe me yndyrë të keqe, madje sipas tij, ky hulumtim është bërë në Serbi. “Po është e vërtetë se emulgatori E471 është emulgatorë që përfitohet, dhe është me origjinë derri. Këtë emulgatorë e kemi hasur siç thatë ju, të margarina, konkretisht po flasim për margarinën e Vital i cili nga shumë analiza të shoqërisë civile në Serbi del të jetë jo i tillë çfarë është deklaruar në deklaracionin e produktit”, tha ai.
Kur flet për këto analiza, që sipas tij janë bërë në Serbi, ai thotë se kjo margarinë përmban edhe yndyrë të keqe e cila ndikon keq në organizmin e atyre që e konsumojnë. “Ka dal se gjalpi Vital në konkurrencë me të tjerat që janë lidere në Serbi qofshin ato për lyrje bukë apo për zëmra, kanë më pak yndyrë më pak se që lejojnë standardet dhe në atë yndyrë është vërejtur se yndyrë që ne e quajmë e keqe, është në përmban më të lartë sesa që e parashohin standardet por në përmasë edhe më të lartë se yndyrë që ne e quajmë të mirë”, theksoi Kaqaniku.
Ndërsa Islam Hasani nga BIK-u për KosovaPress bënë të ditur se kanë themeluar një institut brenda Bashkësisë Islame për Standarde dhe certifikim Hallall, dhe se mund të kontrollojnë ushqimet dhe informojnë publikun, vetëm nëse u kërkohet kjo gjë nga prodhuesit apo importuesit e produkteve të ndryshme. Në të kundërtën nuk kanë mundësin e kontrollit të çdo artikulli që shitet në Kosovë, sepse nuk është në kompetencat e tyre. “Edhe ne kemi bërë hulumtime dhe është gjetur se kjo margarinë përbën emulgatorin E471 që tregon se është me përbërja nga yndyra e derrit dhe nuk është në grupin e ushqimeve te lejuara – Hallall. E471 mund të jetë edhe me përbërje bimore por për produktin e caktuar kjo përbërje nuk është nga bimët por është nga derri i cili është i ndaluar”, thotë ai.
BIK-u bënë të ditur se në vendin tonë nuk ka ndonjë ligj që në mënyrë precize thotë që produktet duhet të deklarohen nëse i plotësojnë kriteret si produkte hallall.kohaislame