Shkencërisht është dëshmuar se pijet e ngrohta me kafeinë e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru, e përmirësojnë zgjueshmërinë dhe e përmirësojnë gjendjen e mirë shpirtërore.
Studimi më i ri britanik zbulon se cila është sasia ideale ditore e kafes apo e çajit për shëndetin.
Ekspertja e ushqimit, Kerri Rakston, udhëheqëse e studimit, thekson se kjo vlerë për të rriturit është deri në 450 mg kafeinë në ditë, respektivisht pesë filxhanë çaj të gjelbër apo tri kafe ‘ekspreso’.Studiuesit nga Harvardi e kanë vërtetuar edhe veprimin pozitiv të çajit të zi për sistemin imun.
Limfocitet T (përgjegjëse për imunitetin qelizor) krijojnë dhjetë herë më shumë interferone (“shkatërrojnë” viruset e ftohjes dhe gripit) tek personat që për dy javë kanë pirë pesë filxhanë të kësaj pijeje në ditë. Gjatë dimrit është mirë të pini edhe sasi më të madhe të çajit të bardhë dhe atij nga limoni.
I pari i shkatërron bakteret, ndërsa i dyti e qetëson inflamacionin e fytit.Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun nga tumori.
Një studim japonez, i cili ka përfshirë 41.761 të anketuar, ka treguar se ata që pinë katër filxhanë të çajit të gjelbër në ditë kanë për 42 për qind më pak gjasa që të zhvillojnë ndonjë formë të tumorit sesa ata që nuk kanë pirë çaj të gjelbër.
Rezultatet janë botuar në revistën shkencore ‘American Journal of Epidemiology’.