Virtytet e Sufjan eth-Theurit
Jahja Ejjub el-‘Abid: I kam dëgjuar duke thënë në qytetin Merv: “Eth-Theuri na ka ardhur! Eth-Theuri na ka ardhur! Eth-Theuri na ka ardhur!”. Andaj, dola, dhe pashë një djalë të ri të cilit sapo kishte filluar t’i dal mjekra.
AbdurRezak: Sufjani ka thënë, “Zemra ime kurrë nuk më ka mashtruar (nuk kam harruar) çdo gjë që kam vendosur në të.”
Edh-Dhehebi: Zinxhiri më i mirë i transmetimit në Irak është: Sufjani – Mensuri – Ibrahimi – Alkameh, Shu’beh, Ibn Ujejneh, Ebu ‘Asim dhe Jahja bi Me’in, në mes të gjithë të tjerëve të gjithë thanë: Sufjan eth-Theuri është Prijësi i Besimtarëve në Hadith[ Emirul Mu’minin fil-hadith].
Abdullah ibn Mubarek: “Kam shkruar (hadith) nga 1100 dijetarë, dhe nuk kam shkruar më mirë nga dikush sesa Sufjani. Nuk kam takuar dikë më të mirë se Sufjani.”
Junus ibn ‘Ubejd: “Nuk kam parë dikë më të mirë se Sufjanin.” I thanë, “por, ti ke takuar Se’id ibn Xhubejrin, Ibrahim Nekhaiun dhe Ata ibn Ebi Rebahun, e po ashtu, edhe Muxhahidin? Pas kësaj, ai u përgjigj, “Është siç thashë, nuk kam parë dikënd më të mirë sesa Sufjanin”.
Shu’beh: “Sufjani ka arritur burrërinë në Uer’a (shkallë e lartë e devotshmërisë) dhe Ilmit (diturisë)”
Ebu Mu’avijeh: “Nuk kam parë më të ditur rreth hadithit të Ameshit sesa eth-Theuri”.
Jahja ibn Se’id: “Sufjani njeh hadithin e Ameshit më mirë sesa vet Ameshi!”
Fudajl ibn ‘Ijjad: “Pasha Allahun, Sufjani ishte më i ditur se Ebu Hanifeja”
Bishr el-Hafi: “Sufjani në kohë tonë ishte sikurse Ebu Bekri dhe Omeri në kohën e tyre.”
Ebu Bekr bin ‘Ajjash: “Kur shoh ndokënd nën shoqërinë e Sufjan eth-Theurit, menjëherë mendoj mirë për këtë njeri”.
Imam Ahmed ibn Hanbel: “A e dini se kush është Imam[ i vërtetë]?
Ai është Sufjan eth-Theuri; askush nuk zë vend në zemrën time më shumë se ai”
Jusuf bin Esbat: Sufjani u pyet një pyetje derisa i angazhuar në tregti, ai u përgjigj, “Më lër[njëherë], sepse zemra ime është e angazhuar me Dirhem[Para]”.
Jusuf bin Esbat: “Kurdo që Sufjan eth-Theuri do të kujtonte botën tjetër ai do të urinonte gjak.”
Jahja el-Kattan: Kam dëgjuar Sufjan eth-Theurin duke thënë, “Me të vërtetë, angazhimi më i keq është të kërkuarit e dunjasë me vepra të ahiretit”.
Jahja bin Jeman: Sufjan eth-Theuri ka thënë, ”Paraja është sëmundje e kësaj bote, kurse mjeku është dijetari. Nëse vet mjeku grumbullon sëmundjen, atëherë, kur do të shërohen njerëzit?”
Referenca: Sijer E’alamun Nubela
Përshtati: M. M.
Burimi: www.islamifejaevertete.com
Burimi: www.islamifejaevertete.com