3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Viri re! Xhamia është shkollë unike

Më të lexuarat

VINI RE!

XHAMIA ËSHTË SHKOLLË UNIKE!

– Libri i vetëm fetar mbi tokë që urdhëresën e parë e ka “lexo/mëso” është Kurani!

– Xhamia e parë mbi tokë (Qabja) është shkolla e parë dhe unike për njeriun.

– Xhamia në Medinë është shkolla e parë nga e cila u formua kushtetuta e parë njerëzore dhe gjenerata më e artë.

– Universiteti më i vjetër në botë zyrtarisht është universiteti i Al-Az’harit në Egjipt, i cili është themeluar në xhami.

– Përgjatë Halifatit Osman të gjitha xhamitë ishin shkolla të popullit tonë.

– Kongresi më i madh shqiptar për moslejimin e ndarjes së tokave shqiptare “Lidhja e Prizrenit” është mbajtur në xhami.

– Shkollat e para shqipe pas luftës së dytë botërore kanë funksionuar nëpër xhami.

– Në vitet e okupimit serb 1989-1999, të gjitha xhamitë tona u shndrruan në shkolla.

– Shkolla e vetme fetare në Kosovë, Medreseja “Alauddin” përgjatë okupimit serb ishte në tërësi në shërbim të shkollave tona, UP-së dhe popullit në përgjithësi, prandaj quhet “shkollë e popullit”.

– Okupatori serb përgjatë luftës së fundit shkatërroi mbi 215 xhami, sepse i konsideroi shkolla frymëzuese fetaro-kombëtare të popullit shqiptar.

– Sot, të gjitha xhamitë tona janë shkolla të popullit dhe në shërbim të tij.

– Për të ndërtuar katedralen në zemër të Prishtinës u shkatërrua një ndër shkollat më të vjetra, ndonëse as ne nuk ishim kundër saj, por, për xhami të bëhet kaq shumë zhurmë jashtë kontrollit dhe pa asnjë kompetencë, konsiderohet turp i madh !!!!!!!!????????

– KISHA E DHUNSHME KRIMINALE SERBE QËNDRON ME KATËR HEKTAR TË UZURPUAR NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË PRISHTINËS DHE ASKUSH NUK VEPRON ASGJË, KONSIDEROHET KRIM I MADH !!!!!!!!!???????

Allahu i Madhërishëm dëshmoi:

“Kush është më mizor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij (të adhurohet Ai) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!” (Kuran, El-Bekare, 114)

Adnan Simnica

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit