0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vijnë milionat nga Turqia: firmoset në Stamboll pakti për autostradën Beograd -Sarajevë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe njëkohësisht ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, ka firmosur sot në Stamboll, gjatë Forumit të turko-serb të Biznesit, një marrëveshje të rëndësishme me kompani ndërtimi turke “Tasyapi” për ndërtimin e autostradës Beograd – Sarajevë dhe rehabilitimin e rrugëve  rajonale në Sanxhak.

Siç njoftoi Ministria serbe e ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, në bazë të këtij memorandumi, kompania turke do të bëjë projektin e fizibilitetit.

Bëhet fjalë për ndërtimn e dy seksioneve të autostradës Beograd-Sarajevë, si dhe rehabilitimin e rrugëve rajonale Novi Pazar-Tutin dhe Aljinoviçi-Sjenica-Novi Pazar .

Këto propozime do të vendosen nga një grup punues i posaçëm i Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Ministrja Mihajloviç tha se Serbia se kjo rrugë është me rëndësi të madhe për të gjithë rajonin, dhe kjo do të sjellë vetëm stabilitet shtesë.

“Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm për të ndërtuar autostradën, në drejtim përmes Sremska Mitrovica, si dhe për drejtimin përmes Pozega, Uzhice dhe Kotroman. Prandaj, unë besoj se ky memorandum me kompaninë turke ‘Tasyapi’ një hap i mirë në këtë drejtim.

 Presim që gjatë kësaj vizite presidenciale në Turqi të diskutojmë edhe modelet e financimit të ndërtimit të kësaj autostrade”, tha Mihajloviç.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit