1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vijat e kuqe, zgjidhja e veriut

Më të lexuarat

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Fracois Fitou ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duhet të respektohet sovraniteti i Kosovës, duhet të vazhdohet zbatimi i planit të Ahtisaarit në të gjitha pikat dhe se duhet të ndodhë një përafrim i Qeverisë së Kosovës me qytetarët serbë në veri.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, ambasadori francez ka thënë se dialogu teknik me Serbinë duhet të vazhdohet, por së pari duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Fitou ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar mirë rreth integrimit të veriut, por ka kërkuar që për integrimin e veriut të flitet pak e të punohet më shumë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, ka thënë se duke i respektuar vijat e kuqe mund të presim një zgjidhje për veriun.

“Bashkimi Evropian, ne, duhet t’i caktojmë vijat e kuqe, duke pasur parasysh që jemi miq të Kosovës, në të njëjtën kohë nuk jemi armiq të Serbisë apo e kundërta. Cilat janë vijat e kuqe? Nuk do të ketë ndarje. Do të ketë respektim të sovranitetit të Kosovës. Zbatim të planit të Ahtisaarit në të gjitha pikat. Përafrim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në veri. Në qoftë se i bëjmë të gjitha këto, do të gjejmë një zgjidhje të kujdesshme për veriun”, ka thënë Fitou. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit