2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vietnam, ku po blihen barnat nga kompanitë e Kosovës?

Më të lexuarat

Për të blerë medikamente mjekësore, Kompanitë e Kosovës shkojnë në të katër anët e botës, edhe në Australi, Japoni, Vietnam e Kore.

Tregu i farmaceutikës ka përjetuar një epokë lulëzimi gjatë dekadës së kaluar. Atë nuk e preku thuajse fare as pandemia që nuk la pa u futur në asnjë biznes tjetër.

Gjatë vitit të kaluar, tregu i ilaçeve në vitin 2020 shënoi një vlerë prej 94,038,121.23 eurove produkte të importuara që u regjistruan nga Dogana e Kosovës, derisa në vitin 2019 vlera ishte shumë më e ulët ose 70,400,210.69 euro.

Edhe në tremujorin e parë, vlera e importit të këtyre produkteve është shumë e lartë, fiks 30,740,673.64 euro. Me gjithë këtë import të madh, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se buxheti i saj për blerjen e ilaçeve në këtë vit është dukshëm më i ulët se sa i një viti më parë dhe se rrezikohet seriozisht furnizimi me barna nga lista esenciale, shkruan lajmi.net.

Por, nga cilat vende po importohen produktet medicionale nga kompanitë e Kosovës?

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës dërguar për lajmi.net, në vitin e kaluar kompanitë farmaceutike kanë importuar nga rreth 50 shtete të ndryshme të botës, Rusia, Vietnami, SHBA, Tajlanda, Pakistani, Japonia, Kore, Izraeli, India, Kili, Republika Dominikane, dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, etj.

Sipas të dhënave të Doganës, importi me SHBA në vitin e kaluar ka qenë 8.5 milionë euro. Rreth 14 milionë euro ka qenë me Gjermaninë. Nga Korea janë importuar medikamente mediconale në vlerë prej 1.1 milionë euro.

Çka importohet nga Serbia?

Në vitin 2020 nga Serbia janë importuar produkte medicionale pak mbi 3 milionë euro. Më së shumti janë importuar lloje: “Medikamente, të dozuar për shitje me pakicë, te tjera”, në vlerë prej 1.7 milionë euro dhe “Medikamente, të dozuar për shitje me pakicë, që përmbajnë hormone adrenale kortikale, derivatet e tyre apo preparatet me strukturë analoge”, në vlerë prej 309 mijë euro.

Importin e përgjithshëm shteti i Serbisë e dominonë në Kosovë, por nuk e ka tregun për furnizim me barna.

Në tre mujorin e këtij viti janar –mars nga Serbia janë importuar medikamente medicionale në vlerë prej 603 mijë euro. Në këta tre muaj, medikamentet që janë blerë në Serbia janë: “Reagentët diagnostikues të llojeve  të virusit SARS-CoV, pavarësisht nëse janë  apo jo në formën e seteve”, “Vaksinat për ilaç veterinar”, “Kordat sterile kirurgjikale”, “Medikamente, te dozuar për shitje me pakice, që përmbajnë hormone adrenale kortikale, derivatet e tyre apo preparatet me strukturë analoge”, etj.

Në vitin 2019 janë importuar produkte në vlerë prej 935 mijë euro.

Dogana, tutje ka njoftuar se kompanitë që importuan këto produkte në vitin 2019 kanë paguar taksa në vlerë prej 4.1 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 kanë paguar 5.3 milionë euro.

Është interesante se pesha e produkteve medicionale të importuara ka qenë më e madhe në vitin 2019 sa sa një vit më vonë, ani pse vlera në euro ka qenë dukshëm më e madhe. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit