Autoritetet në Vietnam thanë se vërshimet dhe rrëshqitja e dheut gjatë fundjavës, ka lënë të vdekur 32 persona dhe disa të zhdukur.
Zyrtarët thanë se përmbytjet e nxitura nga shirat e dendur kanë vrarë 15 persona në provincat qendrore.
Më shumë se 180 shtëpi janë shkatërruar dhe afër 10 mijë janë përmbytur.
Rreth 35 mijë hektarë me oriz dhe 15 mijë me drithëra të tjerë janë përmbytur po ashtu. /Tg/kohaislame