3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Videot e Trump-it, Sadiq Kahn: jo i mirëpritur në Britani

Më të lexuarat

Kreu i Bashkisë së Londrës, Sadiq Kahn, tha se një vizitë zyrtare e Presidentit në Britani të Madhe nuk do të ishte e mirëseardhur.

“Presidenti Trump, dje përdori Twitter-in për të promovuar një grup ekstremist keqbërës, i cili funksionon vetëm për të mbjellë ndasi dhe urrejtje në shtetin tonë”, tha Khan, duke u përfshirë dhe ai në një debat ndërqeveritar SHBA-Britani, mu për shkak të video-ve, të cilat fillimisht ishin postuar nga zëvendëskryetarja e një grupi të djathtë ekstrem të quajtur “Britania e Para”.

“Shumë britanikë të cilët e duan Amerikën dhe amerikanët, këtë e perceptojnë si tradhti të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, tha Khan, duke shtuar më pas se “është përtej mendjes të besohet se presidenti i aleatit tonë më të afërt nuk sheh se përkrahja për këtë grup ekstremist, aktivisht minon vlerat e tolerancës dhe diversitetit të cilat e bëjnë Britaninë kaq të mrekullueshme”.

Kryebashkiaku musliman i Londrës, tha se në cilësinë e drejtuesit të një qyteti me diversitete të ndryshme, i ka bërë thirrje kryeministres Theresa May të anulojë ftesën dërguar Trump-it për të vizituar vendin, e cila tashmë është pranuar por pa caktuar një datë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit