1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

VIDEO: Tërmet i fuqishëm në Iran

Më të lexuarat

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur jugperëndimin e Iranit jo shumë larg njërit prej stacioneve më të mëdha në vend për energji bërthamore. Epiqendra e tërmetit është 89 kilometra larg Bushehrit. Nëpërmjet rrjeteve sociale është njoftuar se tërmeti është ndjerë dhe rreth Gjirit në Dubai si dhe në Abu Dabi. Ende nuk ka asnjë njoftim për të plagosur apo për dëme materiale. Programi bërthamor i Iranit është subjekt i shqetësimeve ndërkombëtare dhe frikës se Teherani po përgatit armë bërthamore. Teherani gjithnjë ka këmbëngulur se puna në Bushehr dhe në centralet e tjera bërthamore është vetëm për qëllime civile. /zhurnal/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit