2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

VIDEO Rrëzohet në Francë helikopteri i blerë nga qeveria shqiptare

Më të lexuarat

Një helikopter ushtarak i kompanisë “Eurocopter”, u rrëzua në Alpet e Francës, teksa po bënte testet e fundit përpara se t’i dorëzohej autoriteteve shqiptare. Për pasojë, gjashtë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.
Dëshmitarët thanë se helikopteri po fluturonte ulët mbi zonë dhe papritur u rrëzua në grykën e një lumi. Sipas hetimeve të para, dyshohet se helikopteri është rrëzuar pasi ka prekur një kabull elektrik. Sipas zëdhënëses se kompanisë Eurocopter, gjashtë personat që humbën jetën ishin punonjës të kompanisë dhe inxhinierë prove, njofton BalkanWeb.

Zjarrfikësit dhe një ekip alpinistesh janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe një helikopter me pajisje mjekësore, por ndërhyrja ka qenë e pamundur.

Zëdhënësi i policisë, Benoit Gounine u tha gazetarëve se ekipet e shpëtimit kishin probleme ne arritjen e zonës ku ka rënë helikopteri.

“Aksidenti ka ndodhur në një vend shumë të vështirë për të hyrë, e cila e komplikon punën tonë”, tha ai.

Siç raportojnë mediat e huaja, helikopteri tip “Cougar”, ishte destinuar për ushtrinë shqiptare, në kuadër të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 nga qeveria shqiptare për blerjen e 2 helikopterëve transportues nga kompania “Eurocopter”. Helikopteri i rrëzuar parashikohej të përdorej nga ushtria për transportimin e personaliteteve, si dhe për nevoja të tjera të ushtrisë.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes, e cila kishte organizuar për ditën e sotme ceremoninë e pritjes së 2 helikopterëve në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, e parashikuar për në orën 18:00.

Helikopteri Cougar AS532 është variant ushtarak i Puma Eurocopter civil AS332 Super. AS532 mund të transportojë deri në 29 persona dhe 2 pilotë. /Telegrafi/

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/8lwYP-RbhXA” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit