4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

(Video) Ramush Haradinaj: Unë nuk e di pse jam Musliman

Më të lexuarat

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, në të cilën shfaqet Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke dhënë një intervistë në gjuhën angleze. Në këtë intervistë (a bisedë), Haradinaj flet për fenë Islame, por edhe për atë të krishtere. Ai thotë se familja e tij, prej katër gjeneratash kanë qenë shqiptarë katolikë, ndërkaq thekson se nuk e ndjen veten mysliman. “Familja ime për katër gjenerata kanë qenë shqiptarë katolikë. Unë kam lindur mysliman, por s’e di pse jam mysliman për shkak se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në xhami, as për falje e as për asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë në gjuhën angleze. Më tej, ai jep sqarime se si ka depërtuar feja myslimane në trojet tona nga Perandoria Osmane e tutje. Si duket, videoja fillimisht është publikuar në një faqe myslimane në Facebook, ku qëllimi i publikimit të saj ka qenë fyerja ndaj Haradinajt, dhe jo vetëm. Qëllimi ynë nuk përkon me atë të sipërpërmendurin, por edhe thjesht me qëllim informimi të publikut, meqenëse edhe deklarata e Haradinajt, që faktikisht nuk dihet ende kur dhe ku është bërë, duket të ketë qenë publike. Në vijim, ju sjellim videon që ta dëgjoni dhe shihni ju vetë pjesën tjetër të intervistës. /Zëri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit