Televizioni shtetëror egjiptian ka transmetuar pamjet e Presidentit Muhamed Mursi duke dalur nga një gjykatë e Kajros, ku ai ishte në gjyq me akuza për nxitje të dhunës. Kjo ishte paraqitja e parë publike e Mursisë pasi ai u arrestua nga ushtria më 3 korrik pas komploteve masive kundër qeverisjes të tij. Videoja e paraqiti Mursin e veshur në një kostum të errët, i cili dilte nga një furgon i bardhë dhe i rrethuar nga forcat e sigurisë. Nuk ka zë që shoqëron pamjet. Gjyqi i tij është shtyrë për 8 janar. /mszh/kohaislame