Sot në Homs të Sirisë pohohet te jete ndërmarrë një sulm masiv ku janë përdorur armët kimike. Si pasojë e sulmit nga burime të opozitës raportohen shumë të vrarë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga djegiet e ndryshme dhe nga thithja e gazrave toksike, dhe të plagosurit e tjerë janë poashtu me djegie të shumta dhe me helmim përmes rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e thithjes së helmeve nga bombardimi me armë kimike dhe termo bomba. Ndërsa pasojat e mëtutjeshme dhe afatgjata të këtyre helmimeve ende nuk janë të njohura. Burimet i informacionit janë materialet (video/imazhe) të publikuara në faqet e grupeve opozitare Siriane.