1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

(Video) Fjalori elektronik shqip: Së shpejti edhe në formatin për celularë

Më të lexuarat

Pas botimit të parë të fjalorit elektronik të gjuhës shqipe, Drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardjan Marashi, jep lajmin për përshtatjen e kësaj kopje edhe në formatin celularë. Më anë të kësaj synohet aksesi dhe përdorimi i fjalorit nga nxënësit, studentët, pedagogët, në mënyrë sa më praktike dhe të bëhët pjesë e jetës së përditshme për ta përvetësuar sa më mirë atë sipas standarit të duhur. Fjalori elektronik është i mbështetur në “Fjalorin e Gjuhës shqipe”, të vitit 2006, të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, me rreth 48 000 fjalë dhe 5 000 njësi frazeologjike por sipas drejtorit Marashi ka ende shumë punë për të përvetësuar. Fjalori elektronik është i pasuruar edhe me shqiptimin e fjalëve dhe njësive frazeologjike të përfshira në të. Ai është produkti i parë i cili del para përdoruesit dhe për të gjithë mjedisin gjuhësor në trojet mbarëshqiptare me disa prurje të reja./zeri/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit