-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

(Video) Deputeti britanik: Unë nuk debatoj me izraelitë

Më të lexuarat

Deputeti i njohur për qëndrimet e tij pro- Palestinës, ishte në një aktivitet në Universitetin e Oksfordit, kur zbuloi se personi me të cilin po fliste ishte izraelit. Menjëherë ai u largua nga salla, duke thënë: “unë nuk debatoj me izraelitë”. Galloway kishte folur për dhjetë minuta se si Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga West Bank. Eylon Aslan-Levy, një student i vitit të tretë, u ngjit në podium për t’u përgjigjur, por Galloway e ndërpreu. “Ti po thua ne. A je izraelit ti?”. “Po, jam,” iu përgjigj studenti. “Unë nuk debatoj me izraelitë,” tha deputeti duke u larguar. “Më paskan mashtruar, më vjen keq. Unë nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitë”. Pas tij u largua edhe e shoqja, që ishte në sallë. Galloway, ish- deputet i laburistëve është përjashtuar nga ajo parti dhe ka ndihmuar në krijimin e partisë së majtë Respect. Ai është një oponent i njohur i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se ky është “aparteid”./mzh/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit