13.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

(Video) Çfarë shpërndahet në Siri në vend të ushqimit?

Më të lexuarat

Si duket, shumë organizata humanitare kanë prapavija të zeza të cilat zbardhen shumë vështirë. Skandali në Irak, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëzuan Sadam Hussein dhe nëpërmjet disa organizatave shpërndanë 300.000 libra të shenjta krishtere, ishte skandal që tronditi botën. Kriza në Siri ka nxjerr në pah disa skandale tjera, edhe atë pak kohë para se SHBA-të të vendosin se çfarë do bëhet me Sirinë. Disa analistë që kundërshtojnë politikën dhe administratën e presidentit amerikan, Barack Obama, tashmë kanë dal me deklarata se caku i SHBA-së nuk është Bashar al-Assadi, që sipas tyre, Obama ka qenë i informuar rreth përdorimit të armëve kimike në Siri, por qëllimi kryesor është zhdukja e disa lëvizjeve opozitare që luftojnë kundër Assadit, e që janë rrezik për rajonin dhe interesat amerikane në Lindjen e Mesme. Një javë më parë, lëvizja opozitare “Jabhat al-Nusra” ka zbuluar shpërndarjen e çipave që sa më lehtë të lokalizohen ushtarët e tyre. Disa ditë më vonë, ata kanë zbuluar edhe veshje që brenda tyre kanë çipa të lokalizimit. Nuk ka mjaftuar me kaq, organizatat perëndimore që shërbejnë për ndihmën e civilëve të pafajshëm dhe që janë brenda Sirisë, kanë shpërndarë një numër të madh të librave të shenjtë krishtere, “Biblës”, e cila është zbuluar nga disa lëvizje opozitare, duke bërë thirrje që menjëherë të ndërpritet kjo shpërndarje. A e meritojnë sirianët që në vend të bukës, të ushqehen me Biblën, kësaj pyetje, çdonjëri le ta analizon dhe të përgjigjet në vete… / ilirida.net/kohaislame. Video e Biblave:  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit