Tradicionalisht në sallonin e automobilave në Nju-Jork u shpallën fituesit e konkursit “Vetura më e mirë e vitit në botë”, «2017 World Car Awards». Fituesi i konkursit është shpallur “Jaguar F-Pace”, i cili fitoi një çmim në kategorinë “Dizajni në i mirë”, përcjell albinfo.ch.
Për titullin “Vetura më e mirë e vitit në botë”, “Jaguar F-Pace” luftoi me dy vetura të tjera : “Audi Q5” dhe “Volkswagen Tiguan”. Në kategorinë “Dizajni më i mirë” ka fituar modeli britanik i “Mercedes-Benz S-Class” dhe “Toyota C-HR”.
Vetura më e mirë për qytetin është përzgjedhur vetura elektrike “BMW i3”.
Në kategorinë “Vetura më e mirë luksoze”, vendi i parë shkoi për “Mercedes-Benz E-Class”, i cili në votimin përfundimtar ka tejkaluar “BMW Seria 5” dhe “Volvo S90 / V90”.
Fituesi në kategorinë e makinave sportive është “Porsche 718 Boxster / Cayman”, i cili arriti të fitojë më shumë vota se “McLaren 570S” dhe “Audi R8 Spyder”.
Vendin e parë në kategorinë e veturave ekologjike e ka zënë “Toyota Prius Prime”.
Fitues në konkursin e mëparshëm “Vetura botërore e vitit” ishte “Mazda MX-5”, e cila arriti të fitojë në një garë: “Audi A4”, “Mercedes-Benz GLC”, “Cadillac CT6”, “Mazda CX-3”, “Jaguar” dhe “Land Rover Discovery Sport”.