Raportohet se në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë është arrestuar një i dyshuari, pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur dy viktima femra.
Sipas PK-së, njëra prej tyre ishte fëmijë e cila ka marrë lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.