Një oficer policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 9 të Korçës.
Policia lokale bëri me dije se i ndjeri është shtetasi Erion Bino, 30-vjeç, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ai ka qëlluar veten me një plumb me armën e zjarrit, tip pistoletë.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Bino nuk mundi të mbijetonte. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.