Policia në Paris njoftoi se një 25 vjeçar ka arritur të shmangë masat e sigurisë, është ngjitur në majën me të lartë të Kullës Eiffel dhe ka kryer vetëvrasje.
Një zyrtar policie ka thënë se autoritetet kishin arritur të komunikonin me të në përpjekje për ta zhbindur nga vetëvrasja, por kishin dështuar.
Kulla është hapur si zakonisht për turistë pas këtij incidenti.
Kompania që menaxhon këtë kullë 324 metërshe ka thënë se vetëvrasja e sotme ishte e para në dy vitet e fundit.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur./ndx/kohaislame