Një i ri 29 vjeçar nga Komuna e Skenderajt, është gjetur i vdekur si rezultat i plagëve të marra nga armët e zjarrit, e që dyshohet të jetë vetëvrarë.
Në komunikatën e Policisë së Kosovë sqarohet se dje rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë lidhur me një rast të vetëvrasjes së raportuar të ketë ndodhur në fshatin Mikushnicë të komunës së Skenderajt.
Rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët kanë raportuar për dëgjim të shtënash në tavanin e shtëpisë së tyre”
Njësitë e para reaguese të policisë, në vend të ngjarjes kanë gjetur trupin e pajetë të K. Ferizi (1983), me një plagë pjesën e parme të trupit, të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma automatike, e cila besohet se ishte përdorur në këtë rast, është gjetur pranë trupit të të vdekurit.
Rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë me elemente të vetëvrasjes të parapërgatitur nga viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar elemente që do të karakterizonin rastin si vepër penale, ndërsa motivet e këtij akti mbesin akoma të panjohura.kohaislame