-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vetëvrasja, e, jo aksidentet e trafikut, Shkaktari Nr.1 i vdekjeve nga lëndimet

Më të lexuarat

20 Shtator, 2012 – Vetëvrasja i ka tejkaluar aksidentet automobilistike si shkaktari udhëheqës i vdekjeve që vijnë nga lëndimet, në SHBA.

Përderisa përpjekjet e shëndetësisë publike kanë ndikuar në minimizimin e numrit të fatkeqësive automobilistike për 25% përgjatë dekadës së fundit, një studim i ri tregon se vdekjet vetëvrasëse u rritën për 15% gjatë së njëjtës periudhë.
Për më tepër, vdekjet nga helmet dhe rrëzimet e paqëllimshme, janë rritur gjithashtu, viteve të fundit.
Hulumtuesit zbuluan se vdekjet e shkaktuara nga helmimet aksidentale dhe rrëzimet u shtuan për 128% dhe 71% respektivisht.
“Masa e plota dhe të qëndrueshme të sigurisë në trafik, kanë zvogëluar dukshëm në thelb shkallën e mortalitetit nga mjetet e trafikut, dhe burime dhe vëmendje të ngjashme kanë nevojë për të zvogëluar barrën e lëndimeve të tjera,” shkruajnë hulumtuesi Ian Rockett, PhD, MPH në Universitetin e Virgjinias Perëndimore dhe kolegët e tij, në Revistën Amerikane të Shëndetit Publik.

Evoluimi i shkaktarëve të Vdekjes

Në këtë studim, hulumtuesit shikuan të dhënat e shkaktarëve të vdekjes nga Qendra Nacionale për Statistikat Shëndetësore nga viti 2000 deri në vitin 2009.
“Për dallim nga mortaliteti nga sëmundjet, shkalla e mortalitetit nga lëndimet priu përpjetë përgjatë shumicës së dekadës,” shkruajnë hulumtuesit.
Top 5 shkaktarët udhëheqës të vdekjeve të lidhura me lëndimet ishin:
1. Vetëvrasja
2. Përplasjet e mjeteve motorike
3. Helmimet
4. Rrëzimet
5. Vrasjet [kriminale]
Hulumtuesit thonë se këto zbulime tregojnë se vetëvrasja tani është një çështje globale e shëndetit publik.
“Zbulimet tona se, vetëvrasjet tani llogarisin për më shumë vdekje sesa përplasjet e trafikut pasqyron zbulime të ngjashme për Unionin Evropian, Kanadën dhe Kinën,” shkruajnë ata.
Hulumtuesit thonë se vdekjet nga përdorimi i paqëllimshëm i helmeve u rritën, pjesërisht, për shkak të rritjes drastike të mbidozimit me barna përshkruese.
Për shembull, mbidozimet nga barnat llogarisin për 75% të vdekjeve të paqëllimshme më 2008, ku barnat e përshkuara llogariteshin për 7% të këtyre mbidozave.
Studimi gjithashtu, tregoi se femrat kishin shkallë më të ulët të vdekjeve të lidhura me lëndimet krahasuar me meshkujt. Të Zinjtë dhe Hispanikët kishin shkallë më të ulët të fataliteteve automobilistike, ndërsa shkallë më të lartë të vrasjeve krahasuar me të bardhët.
Referencat: Rockett, I. American Journal of Public Health, Sept. 20, 2012. News release, American Public Health Association.

Përktheu: Meriton M.
Burimi: http://www.webmd.com/mental-health/news/20120920/suicide-top-cause-of-injury-death

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit