7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vetëvendosje: U dëshmua se Halimi e Gecaj ikën për interesa personale

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se kritikat ndaj Vetëvendosjes kur Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecajt dolën nga Vetëvendosje u dëshmuan si të padrejta, me bashkimin e tyre sot në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Kur para një viti ne thoshim që dalja e Ajnishahe Halimit dhe Arben Gecajt nga Vetëvendosje dhe kritikat e padrejta dhe shpifëse në drejtim të Lëvizjes, nuk janë bërë për arsye parimore por për interesa private dhe ishin të nxitur nga SHIK-u, disa media dhe opinionistë na quanin ‘paranojak’, ‘mosdurues të kritikave’, ‘stigmatizues të kritikuesve’, etj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, u deshën 1 vit për ta kuptuar që Lëvizja Vetëvendosje nuk është paranoike.

“Ata që e kishin akuzuar Vetëvendosjen për ‘mungesë demokracie’ përfunduan në partinë më autoritare në vend; e kishin akuzuar Vetëvendosjen për ‘biseda informative’ përfunduan në krah të drejtuesit të organizatës më kriminale në vend (SHIK-ut); e kishin akuzuar Vetëvendosjen për ‘keqpërdorime financiare’, përfunduan në partinë më të korruptuar në vend; e kishin akuzuar Vetëvendosjen për ‘shmangie nga parimet’ përfunduan në partinë më joparimore dhe shtetrrënuese”, shkruan ai në Facebook.

Krasniqi në fund ka pyetur: “A s’do të ishte mirë që disa njerëz që duke u bazuar në kritikat e këtyre dyve, akuzuan padrejtësisht Vetëvendosjen, sot të kërkojnë falje?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit