-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vetëvendosje sot pritet të bëjë publike dokumentet për Gjykatën Speciale

Më të lexuarat

Lëvizja “Vetëvendosje” të enjten (sot) pritet të bëjë publike të gjitha dokumentet e Gjykatës Speciale, të cilat janë kërkuar nga Komisioni Evropian dhe nga Ministria e Drejtësisë, që të jenë konfidenciale.
Burime të “Kohës Ditore” brenda këtij subjekti politik kanë thënë se nuk ka kurrfarë dispozite ligjore, e cila do të arsyetonte konfidencialitetin e tyre. “Ne do t`i bëjmë publike këto dokumente për opinionin dhe do t`jua shpërndajmë edhe juve”, ka thënë ky burim.
 
Vetëvendosje ka paralajmëruar për orën 14:00 konferencë për media, lidhur me dokumentin e sjellur në Komisionin për Legjislacion të Kuvendin e Kosovës, mbi formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.
 
Në Konferencë flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.
 
Dje, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte raportuar në Komisionin për Legjislacion, ku kishte kërkuar konfidencialitetin e dokumentet për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se dokumentet rreth themelimit të Gjykatës Speciale duhet të jenë konfidenciale dhe se kjo është kërkesë e Komisionit Evropian./telegrafi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit