VETEVENDOSJE PER KARRIKA!
Ngjarjet qe po zhvillohen ne Lëvizjen VETËVENDOSJE! kane bere qe i madhe e i vogël te reagojnë ne një mënyre ose tjetër, ndoshta për arsye qe VV-ne disa e kane pare si ‘kërcenim’ e ndërsa disa te tjerë si ‘shpëtim’ por e rëndësishme është qe ka qene dhe është ne qendër te vëmendjes qe një kohe te gjate.
Është një thënie e marre nga libri “KËSHTU ME MËSOI JETA” me autor Dr. Mustafa Es-Sibai (ish-politikan sirian) ne te cilën po e bazoje këtë shkrim te shkurte.
PATRIOTIZMI, INTELIGJENCA, PASIONI
“PATRIOTIZMI i ve themelet e nje shteti, INTELEGJENCA i forcon ato themele, ndersa PASIONI i shkatrron ato dhe i kthen ne germadha.”
*Definicioni i PASIONIT: nje deshire e madhe apo entuziazmi per diqka(kjo ‘diqka’ munde te jete: karrika, pushteti, ndikimi etj.).
Duke marre parasysh që në ketë proces prej tre(3) fazave po kalojnë subjektet politike, e varësisht prej subjektit por një shumice e madhe ne një çfarë mënyre kane mbetur ne fazën e pare te këtij procesi sepse kurrë skane ditur të mbështeten në diçka tjetër pos “patriotizmit” e qe rralle here e kane përdor për te mirën e shtetit.
VV si një subjekt me rritje te shpejt dhe me suksese ne forcimin e imazhit te saj ishte duke shkuar shume mire ne fazën e forcimit. Mirëpo ajo çfarë ndodhi e cila na habiti te gjithëve ku një subjekt me themele shume te forta dhe me shume njerëz parimor për rreth vjen momenti qe papritmas kalon ne fazën e trete, faze kjo aspak e dëshiruar dhe absolutisht e dëmshme si për vete VV por edhe për Kosovën, faze ne të cilën me se paku pritej qe VV-ja ta shkelte.
Faza e PASIONIT ne te cilen vjen ne pah deshira e madhe per pushtet apo ndikim mund edhe te jete vdekjeprurese per VV, por jo domosdoshmerisht.
Kuptohet qe se cili njeri mund ti sheh keto ngjarje nga kendveshtrimi i tij, mirepo duke u bazuar ne akuzat e ndersjellta te dy grupeve ateher mund qe shume lehte te verehet qe ne prapavije te ketyre akuzave qendron “lufta per pushtet, ndikim, karrike”.
Nga këndvështrimi i një qytetari te rëndom i cili ka te drejte edhe te frikohet nga kjo gjendje aspak premtuese jo vetëm e subjekteve politike por edhe e pothuajse çdo institucioni ne Kosove shtrohet pyetja a do te mundemi qe ne si popull te mësohemi te punojmë vetëm me trimëri dhe inteligjencë dhe ta largojmë një here e mire pasionin negativ nga jeta e përditshme?!
Është pak e vështire te përgjigjemi objektivisht, mirëpo duke kthyer kokën mbrapa ne histori atëherë shohim qe ne shumicën e rasteve përfundimin e kemi ne këtë faze, madje shume pak kohe kalojmë ne fazën e pare dhe te dyte, por kryesisht na tërheq faza e trete e cila është shkurt e shqip “djalli” i një subjekti, shoqërie apo shteti.
Bunjamin Luri