Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar sot në Gjykatën Themelore një padi kundër pronarit të kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendit, sepse, sipas tyre ai ka bërë shpifje në adresë të Vetëvendosjes për haraç.
Sekretari Organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj në një prononcim për media tha se Kelmendi ka bërë bërë shpifje të ulët në adresë të Vetëvendosjes, dhe se kjo shpifje është bërë nga një person i cili i ka sjell shumë dëme ekonomisë se Kosovës e që i ka ndihmuar ekonomisë së Serbisë.
“Së fundmi, pas ndërtimeve pa leje që i ka bërë në Prishtinë e të cilat komuna në bazë të ligjit i ka rrënuar, ai ka shpifur duke akuzuar se një anëtari i Vetëvendosjes i ka kërkuar haraç. Po e padisim atë për një shpifje të ulët dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë të veprojnë dhe të dënojnë atë për shpifje”, ka pohuar Molliqaj.
Lëvizja Vetëvendosje ua ka dërguar edhe mediave padinë e plotë të cilën sot e dorëzoi në gjykatë./Ind/kohaislame