4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëvendosje kërkon njohjen e Kosovës nga Sllovakia

Më të lexuarat

– Kryetari Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një takimi me një delegacion sllovak që i printe Mikual Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë,, theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e saj, ruajtjen e integritetit territorial dhe zhvillimin ekonomik, duke mos harruar sundimin e ligjit dhe transparencën në punën e institucioneve, thuhet në kumtesë të Vetëvendosjes.

Në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, me theks të veçantë në qëllimet e Serbisë për Kosovën dhe rajonin, si dhe vështirësitë që kjo po ja shkakton Kosovës për zhvillim normal. Në takim u fol edhe për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare e jo vetëm në institucionet e saj, integrim ky i cili po pengohet në çdo mënyrë nga Serbia.

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga delegacioni qe Sllovakia ta njohë sa më shpejtë Kosovën, sepse kjo sipas tyre, do të sillte përparim kualitativ e jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës.

Kurti tha se duke njohur historikun e dy vendeve nuk ka asnjë arsye të qëndrueshme që kjo njohje të mos ndodhë.

Mikulas Dzurinda shprehu vullnetin që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovakisë të ngritën në nivel më të lartë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit