Veteranë të Luftës, pse s’po protestoni kundër Jabllanovicit? Veteranët e Luftës së UÇK-së që kohëve të fundit kanë shprehur indinjatën e tyre edhe dhunshëm ndaj rektoratit të UP-së për mospranimin me automatizëm të 1000 studentëve familjarë të këtyre kategorive, po heshtin ndaj deklaratave të ministrit Jabllanovic i cili nënat e të zhdukurve në Gjakovë I quajti egërsira. Qytetarët e Kosovës, ende nuk e kanë të qartë hezitimin e kategorive të dala nga lufta, ndaj fyerjeve të ministrit Jabllanovic, ndërsa hedhin dyshime që agresivitetin e shfaqur nda rektoratit të UP-së, e kanë nxitur interesa të ngushta të njerëzve të caktuar të cilët në lista kanë kontrabanduar student që nuk I plotësojnë kushtet për të qenë aty. Udhëheqësit e shoqatave të luftës, në vazhdimësi kanë hezituar që të përballen me udhëheqësit institucional të Kosovës, së paku që nga periudha kur PDK ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Pse nuk po deklaroheni ndaj fyerjes që ministri Jabllanovic bëri ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës? Gazeta Tribuna