8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vetëm Thaçi mund të më shkarkoj

Më të lexuarat

I quan spekulime fjalët se ajo do të shkarkohet për shkak të tensioneve që po bëhen rreth miratimit të masave mbrojtëse për importimin e çimentos. Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se shkarkimi i saj është në kompetencë të kryeministrit, duke komentuar kështu thirrjet që janë dëgjuar të enjten për shkarkimin e saj nga Kuvendi e Kosovës.

“Prandaj, përveç nëse këtë e thotë kryeministri, të tjerat janë spekulime. Qeveria e Kosovës si gjithmonë ka qene unike ne përkrahjen e këtij vendimi. Mos-përkrahja e këtij vendimi ka ardhur kryesisht nga persona të cilëve ju është prekur direkt interesat e tyre dhe ata janë jashtë qeverisë”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Sipas saj, ky vendim do të ndryshoj shumë shpejt, duke shpjeguar se asnjëherë nuk ka qenë qellim që vendimi në formën e tanishme të jetë permanent, por vetëm i përkohshëm derisa të kryhen të gjitha hetimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit