-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Vetëm në ishull që 50 vjet

Më të lexuarat

I lodhur me shiun e vazhdueshëm dhe stresin e jetës në Britani, Brendon Grimshaw nuk e dinte se kur vendosi të largohej nga vendi në vitin 1962, ai do të shndërrohej në një Robinson Cruso të kohëve moderne.

Pikërisht gjysmë shekulli më parë, ai vendosi të blinte një ishull të vogël dhe të pabanuar, një kilometër katror të gjerë, për shifrën modeste të 8 mijë stërlinave.

Ishulli, i quajtur Moyenne, është pjesë e një grupi ishujsh të Sejshelës, pranë brigjeve afrikane, në Oqeanin Indian.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të kishin vepruar shumë të tjerë, Grimshaw nuk përpunoi asnjë plan për të shndërruar pronën e tij në një parajsë turistike.

Prej 50 vitesh, ai jeton i vetëm dhe i shkëputur nga çdo kontakt me botën në pronën e tij të mrekullueshme dhe të bekuar me bukuri të rralla, ne kushtet e një jete te egër.

I mësuar që të gjuajë për peshk çdo ditë për t’u ushqyer dhe duke grumbulluar frutat që rriten vetë në pyll, Grimshaw është në një formë të shkëlqyer fizike dhe mund të ngatërrohet fare lehtë me një 50-vjeçar të fuqishëm, ndonëse është në të vërtetë 86 vjeç./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit