Kur jeni duke udhëtuar në një vend tjetër, gjëja e parë që bëni është të rezervoni fluturimin tuaj. Megjithatë, në disa vende nuk mund të fluturoni direkt.
Vatikani, si një zonë me 109 hektarë , e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian.
Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë, shkruan IndeksOnline.
Për të vizituar Monacon – vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit – duhet të kaloni përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Nice – Francë , që është vetëm 25 minuta udhëtim deri në Monaco , vend ky që ka vetëm 38,500 banorë.
Monaco
Është interesante se vendet e treta dhe të katërt më të vogla, Nauru dhe Tuvalu , kanë aeroportet e tyre, ndërsa e pesta dhe e gjashta nuk kanë.
Ne përmendëm tashmë San Marinon, ndërsa për të shkuar në Lichtenstein, do të duhet të shfrytëzoni aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenhrein, 24 milje larg kryqytetit.
Lichtenstein
Poashtu aeoroport nuk ka as Andora. Vend ky që mjafton vetëm 25 milje ta ngasësh makinën për ta parë nga njëri cep në tjetrin.
Andorra
I shtrirë në një luginë të vargmaleve Pirinej, nënkupton që ndërtimi i një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës apo Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorës është Aeroporti Girona-Costa Brava në Spanjë.
Së fundmi, nuk ka aeroport direkt në territoret Palestineze, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 26 milje larg nga Betlehemi.