13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vetëm 10% e qytetarëve në veri e paguajnë rrymën

Më të lexuarat

Që nga viti 1999, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit ekzistojnë probleme në furnizim me energji elektrike, nuk funksionon pagesa e energjisë elektrike, as shpërndarësit e autorizuar nuk kanë mekanizma për të arkëtuar mjetet për shërbimet e dhëna.

Teksa vetëm 10 për qind e qytetarëve paguajnë rrymën në atë pjesë të Kosovës. Kështu u tha me rastin e publikimit të analizës së marrëveshjes për energji dhe telekomunikime “Terr dhe heshtje pas marrëveshjes së Brukselit”.

Njëra nga autoret e kësaj analize Snezhana Gjapiq, tha se të gjeturat tregojnë se edhe ky proces, ashtu sikur proceset e tjera, nuk është transparent sa duhet.

Sipas saj, pavarësisht se ka filluar të diskutohet prej vitit 2013, çështja e energjetikës ende nuk i ka tejkaluar problemet, të cilat lidhen kryesisht edhe me infrastrukturën e dobët.

“Çfarë janë konkluzionet e hulumtimit tonë është se ky proces si të gjitha që lidhen me marrëveshjen e Brukselit nuk janë transparente sa duhet. Qytetarët nuk janë në dijeni se si ndikojnë vendimet e marra në jetën e tyre. Kur flitet për energjikë, tashmë 6 vjet e gjysmë më vonë kjo fushë nuk ka lëvizje të caktuar. Një tjetër gjë që kemi nxjerrë si konkluzion del se kemi interpretime të ndryshme nga dy palët negociuese sa i përket rrjedhës për gjërat e dakorduara. Ajo që mbetet si problem se gjysma e qytetarëve nuk e paguajnë faturën për rrymën e shpenzuar. Vetëm 10 për qind e qytetarëve paguajnë shpenzimet për rrymë. Ajo që qytetarët si rrjedhojë shohin për pagesë të rrymës është distribuomi i dobët i rrymës, ndriçim i dobët i hapësirave publike, ndërsa në dy vitet e fundit është rregulluar pak kjo fushë”, tha ajo.

Gjapiq tha se nga ana e qytetarëve është rekomanduar që të fillohet llogaria nga zero, pra që të fshihen borxhet e të së kaluarës, në mënyrë që ata të fillojnë të kryejnë obligimet e tyre.

Ndërsa autorja Sanja Sovrlliq, bëri të ditur se në kuadër të këtij hulumtimi nuk kanë arritur të gjejnë se kush i mbulon shpenzimet e rrymës për qytetarët në veri të Kosovës, teksa tha se arsyeton borxhet e tyre meqenëse marrin fatura paushalle.
“Në mesin e serbëve dhe shqiptarëve ka njerëz që nuk paguajnë faturat e tyre. Kur flasim për veriun e Kosovës disi mund t’i kuptojmë qytetarët sepse ata marrin fatura paushalle. Të gjithë janë të vetëdijshëm që të fillojnë me pagesë të energjisë, por me disa kushte. Pra këto thjesht janë arsyet. Ajo që kemi bërë në këtë anketë, është se ata që thonë se kanë borxh, sqarimi është se thjesht nuk paguajnë. Mes dy palëve diskutohet për territore derisa i harrojnë njerëzit”, tha ajo.

Sovrlliq u ndal tek telekomunikacioni, ku theksoi se telefonia paguhej edhe më herët, për dallim nga energjetika. Rezultati më i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së telekomunikacionit, sipas saj, është krijimi i “MTS SH.P.K”,e cila është përgjegjëse për telekomunikacionin në zonat serbe të Kosovës. “Ka barriera reale për qasje në dokumente. Ka shumë qytetarë të cilët nuk mund të marrin dokumentet. Rekomandimi ynë kryesor është që të bëhet në kontinuitet, një harmonizim i çmimit sidomos kur flitet për Serbinë. Duhet të bëhet një fushatë informative sepse brenda natës merren vendime dhe për këtë nuk njoftohen as qytetarët”, theksoi Sanja Sovrlliq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit