Me rastin e Ditës Evropiane Kundër Trafikimit, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë bërë thirrje për një vetëdijesim më të madh për rrezikun nga trafikimi me qenie njerëzore.
“Trafikimi me qenie njerëzore – blerja dhe shitja e njerëzve me qëllim të eksploatimit – është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut dhe një nga format më përfituese të krimit të organizuar,”ka thënë Hjortur Sverrison, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së.
“Ngritja e vetëdijesimit dhe të folurit rreth këtij problemi janë qenësore për parandalim efikas. OSBE është aktive në këtë fushë dhe unë i bëj thirrje publikut ta bëjë punën që i takon duke qenë i informuar dhe duke raportuar rastet eventuale të trafikimit me qenie njerëzore në linjën falas ndihmëse telefonike 0800-11-112,” shtoi Sverrison.
Në vitin e kaluar në prokuroritë e Kosovës, kanë ngritur akte akuzuese kundër 109 personave të përfshirë në vepra penale që lidhen me trafikim të njerëzve.kohaislame