Një Toger i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga vetëaksidentimit me armë zjarri.
Sipas burimeve të Klan Kosovës vetëaksidenti ka ndodhur përderisa polici në fjalë kishte dalë për gjueti.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Podujevës, ndërsa rrethanat ende mbeten të pasqaruara.
Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe QKUK-në mirëpo ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare.